Shqiperia bllokon mishin qe vjen nga Kosova

Sipas mediave në Kosovë, Shqipëria ka filluar sërish bllokadat për prodhimet e caktuara kosovare. Këtë herë prodhuesit e mishit në Kosovë nuk mund të eksportojnë prodhimet e tyre në Shqipëri. Shkak për këtë thuhet të jetë mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit. Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka thënë për Tribuna se Shqipëria aplikon termometrin dixhital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, përderisa Kosova dhe disa vende të Evropës atë mekanike. Ai ka shtuar se mishi i importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinerisë.