E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 variantet Kume Si te perfitojne partite e vogla

Ndërkohë që të majtët vijojnë negociatat me aleatët e vegjël për reformën zgjedhore, dhe maxhoranca deklarohet pro rifutjes së tyre në parlament, Kristaq Kume propozon formulat për të realizuar këtë. Ish- kryetari i KQZ-së e sheh zgjidhjen tek një ndryshim i mundshëm i kushtetutës, por dhe tek një ndarje e re administrative duke reduktuar ose shtuar qarqet zgjedhore.

“Të ndryshohet kushtetuta. Të kemi proporcional-kombëtar. Zgjidh goxha problem si në administrim e të tjera; proporcional rajonal, pra kështu sic është, me pak rajone. Pra jo me 12, por me 6, me 4. Nuk do hysh fare në kushtetutë, por me këtë që ke. Pra bëhen zgjedhjet në 12 qarqe, shton një qark të “trembëdhjetë” që është Republika e Shqipërisë si një njësi administrative më vete dhe për gjithë republikën ke një listë që këtë po e quajmë listë korrektimi, listë kombëtare korrektuese dhe nga kjo listë marrin të gjithë ata që nuk kanë marrë nga rajonet”- tha Kume.

Dy javë më parë kryeministri u shpreh për ndryshimin e sistemit nga rajonal proporcional në kombëtar. Ndërkohë që opozita do të propozojë si një e vetme paketën e saj për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›