E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihallaq Gjinikasi Ju rrefej takimin me Che Guevaren ne Kube me 1964

/ / / / / / Para 1 of 3 Tjetri var JAThumbnail = new Class initialize functionwrapper this.next = wrapper.getElements.next this.prev = wrapper.getElements.prev this.counter = wrapper.getElement .counter .item this.items = wrapper.getElements.thumbnail this.thumbbox = wrapper.getElement.ja-thumbnail this.curr = 0 if this.items this.items.length 0this.curr-1this.items.length-1 if this.fx this.fx.stop this.fx = new Fx.Elementsthis.itemsthis.currthis.itemsnext this.thumbbox var h1 = this.thumbbox.getCoordinates.height var h2 = this.itemsnext.getCoordinates.height this.fx.start 0opacity01opacity12heighth2 this.curr = next this.counter.innerHTML = this.curr - 1 .bindthis firstrun function if this.firstrun var coor = this.itemsthis.curr.getCoordinates this.thumbbox.setStyles widthcoor.width height coor.height this.items.setStyle position absolute this.firstrun = false .ja-thumbnailwrap.eachfunctionwrapper new JAThumbnail wrapper

Nga shqiptaret mbante si dhuraten me te cmuar kallashnikovin e falur nga Mehmet Shehu ne Tirane gjate vizites ne vitin 60

Ka kaluar me shume se gjysme shekulli qe atehere dhe ai pretendon se eshte i vetmi shqiptar ende i gjalle qe ka takuar dhe ka biseduar me Che Guevaren. Fillimisht ka qene nje perqafim i ngrohte me heroin e mitologjise revolucionare sic quhej asokohe ne nje dhome te vogel ne Havane. Pastaj Che-ja ka shfrytezuar rastin per te shprehur konsideratat per viziten sekrete qe kishte bere me heret ne Tirane. Shqiptaret me kane falur dhuraten me te cmuar kishte thene ai duke kujtuar kallashnikovin Made in Albania qe ia kishte dhene Mehmet Shehu. Ne vazhdim bisedimet jane perqendruar ne ceshtjet e situates dhe problemet e rajonit. Ne rrefimin per Panorama 90 vjecari Mihallaq Gjinikasi risjell te plote historine e takimit me njeriun-legjende ne Havanen e larget ne veren e nxehte te vitit 64...

Zoti Mihallaq Ju keni qene pjesetar i delegacionit te vetem shqiptar qe ka vizituar Kuben. fare kujtoni nga takimet ne Havane
Ishte nje vizite zyrtare me ftese te qeverise kubaneze per te marre pjese ne festimet e pervjetorit te fitores se Fidel Kastros kunder diktatorit ne Santiago de Cuba. Pjesetaret e delegacionit fillimisht u propozuan nga autoritetet politike dhe mandej u zyrtarizuan nepermjet Ministrise se Puneve te Jashtme e cila pergatiti dhe axhenden e vizites. Per vete kufizimet ideologjike te kohes u mendua qe delegacioni te kishte nje perberje modeste duke anuar me shume nga dimensioni shteteror. Ideja ishte qe ne Havane te shkonim jo si perfaqesues te linjes partiake. Sidoqofte per Tiranen ishte nje vizite me interes duke pasur parasysh ngjarjet e vrullshme me protagonist Fidel Kastron dhe Che Guevaren
Kush ishin pjesetaret e delegacionit shqiptar qe moren pjese ne festimet e Fidel Kastros
Delegacioni kryesohej nga Bilbil Klosi ministri i Drejtesise se asaj kohe. Ne te bente pjese Josif Pogace ambasadori yne ne Havane dhe une. Pra tri veta gjithsej
fare detyre kryenit ne periudhen kur u caktuat ne delegacionin shqiptar qe mori pjese ne festimet e Kastros ne Kube
Ne ate kohe isha sekretar i Pare i Komitetit te Partise ne Vlore por ne delegacion nuk u thirra me kete cilesi. Aty shkova si deputet i Kuvendit Popullor perfaqesues i zones elektorale te Skeles. Edhe dy koleget e tjere ne te gjitha takimet zyrtare u paraqiten me funksionet shteterore pa e permendur ne asnje rast pozicionin politik ne forumet e Partise se Punes.
Behet fjale per fillimin e viteve 60
Me sakte per korrikun e vitit 64. Me sa me kujtohet ai ishte delegacioni yne i pare por edhe i fundit ne Kube
U kujtohet linja qe udhetuat per ne Havane
Nga Tirana fluturuam per ne Prage. Aty fjetem nje nate. Te nesermen udhetuam ne drejtim te Anglise. Pastaj me nje avion te vecante deri ne Havane. Nje udhetim i lodhshem gjithsesi qe zgjati dy dite e dy net ...
Kush u priti ne aeroportin e Havanes
Vec zyrtareve te protokollit kishin dale per te na pritur edhe perfaqesues te Partise Komuniste. Kishte gjithashtu luftetare te shquar qe njiheshin si figura publike ne ate periudhe ne Kube. I tere aeroporti i Havanes kishte marre pamje festive. Ate dite mberriten aty me dhjetera delegacione te demokracive popullore por edhe nga vende te tjera neutrale. Kishte sakaq miq e te njohur personale te Fidel Kastros e te Che Guevares qe vinin nga te katerta anet e globit.
Cila ishte axhenda e delegacionit shqiptar gjate qendrimit ne Kube
Te nesermen e mberritjes morem pjese ne demonstrimin festiv me rastin e pervjetorit te fitores se Fidel Kastros kunder diktatorit ne Santiago de Cuba. Ishte nje tubim i jashtezakonshem gati si ato qe zhvilloheshin ne Tirane ne vitet e para pasluftes. Kastrua dhe Che-ja ishin kryefjala e te gjitheve. Per ore te tera Havanen e pushtuan brohoritjet dhe kenget revolucionare. Festimet vazhduan deri afer mbremjes.
fare aktivitete te tjera ndoqet vec festimeve te Havanes
Ne fakt kishte nje program te perbashket per te gjitha delegacionet pjesemarrese te cilin autoritetet vendase e ndoqen me rigorozitet. Per delegacionit tone vec atij u rezervuan edhe tri veprimtari te tjera. Nje takim me ministrin e Drejtesise nje vizite ne plazhin Zhiron plazhi me i madh i Kubes dhe nje bashkebisedim me Che Guevaren
Pra takimi me Che Guevaren ishte parashikuar nga pala kubaneze
Che Guevara erdhi personalisht te na takonte ne hotelin ku ishim vendosur ne Havane. Takimi miqesor u zhvillua ne nje nga dhomat e ketij hoteli. Me sa morem vesh me vone ai ishte interesuar qe diten e pare per delegacionin tone dhe ishte perpjekur per te krijuar mundesine e nje takimi konfidencial.
Per here te pare takoheshit me Che Guevaren
Te pakten une e takoja per here te pare. Nga aq sa dija ne ate kohe kuptoja se Che Guevara ishte nje revolucionar i nje tipi te vecante. Kisha degjuar se kishte bere edhe nje vizite sekrete ne Tirane ne vitin 60 por tek ne jehona e emrit te tij ishte ndier me heret. Perballja me te ishte dicka mbreselenese. Che-ja u paraqit ne oren e caktuar veshur me rrobat karakteristike bereten klasike dhe kemishen ushtarake me dy xhepa te medhenj. U perqafuam si miq te hershem. Fillimisht na pyeti si ndjeheshim mes luftetareve kubaneze si na dukej Havana njerezit e saj me ke ishim takuar e per cfare kishim biseduar. Pastaj u fokusua te pervoja kubaneze duke u ndalur te fitorja mbi Batisten dhe problemet ekonomike me te cilat perballej revolucioni kubanez. Gjithcka ne ligjeraten e tij i referohej termave revolucion dhe permbysje revolucionare te cilat i perceptonte si zhvillime qe nisin nga periferia dhe kulmonin ne qender. Pikerisht keshtu vepruam ne Kube saktesoi he-ja dhe populli na kuptoi e na mbeshteti derisa permbysem diktatorin Batista
Pra Che Guevara promovonte revolucionin qe lind ne periferi e shperthen ne qender dicka qe stononte me filozofine e revolucionit qe proklamonte Enveri ne Tirane
Kjo ishte nje nga ceshtjet per te cilat nuk ndanim mendim te njejte me Che Guevaren. Sidoqofte ne nuk ishim aty per ti mbushur mendjen mbi menyren marksiste-leniniste te realizimit te revolucionit. Che-ja ne vetvete perfaqesonte protagonistin e nje permbysje revolucionare qe gjithsesi kishte sjelle asokohe nje realitet shpresedhenes ne Kube.
fare biseduat me Che Guevaren per marredheniet midis dy vendeve tona
Kjo ishte tema me interesante e bisedimeve. Che-ja u tregua i hapur dhe i drejtperdrejte duke pohuar se ka pasur presione nga te trete ketu nenkuptohej Bashkimi Sovjetik per marredheniet dypaleshe Shqiperi-Kube. Pavaresisht kesaj shtoi ai ne i kemi te gjitha mundesite per ti thelluar ato ne te ardhmen. Ne fakt ne Tirane ne ate periudhe ishte hapur Ambasada Kubaneze por nuk kishte ardhur ambasadori. Nderkohe ne kishim akredituar ne Havane ambasadorin tone. Che-ja mendonte se kjo situate e kushtezuar nga roli i Moskes shume shpejt do te zgjidhej por sipas tij duhej angazhim nga te dyja palet. Institucionalizimin e marredhenieve dypaleshe ai e shikonte si nje ogur te mire per nje situate te favorshme per fatet e revolucionit nderkombetar. Na premtoi se nga pala e tyre do te kapercehej shpejt ngerci dhe do beheshin perpjekje per nje mjedis te shendoshe bashkepunimi. Ne kete pike Che-ja parashikonte plane te perbashketa me te rinjte e te dyja vendeve. Rinia u shpreh ai eshte shpirti i revolucionit. Pa mbeshtetjen e saj nuk behet fjale per triumf e fitore. Kjo ceshtje u be shkak qe te perqendrohemi ne problemet e marredhenieve nderkombetare. Nuk me kujtohen detajet qe u trajtuan aty por kam fiksuar interesimin e Che Guevares per ngjarjet ne Qipro
Cili ishte mendimi i tij per konfliktin ne Qipro
Che-ja nuk shfaqi ndonje mendim konkret por u interesua te dinte vleresimin tone per konfliktin e atehershem ndermjet komuniteteve greke e turke ne Qipro. Ju jeni afer zones problematike dhe padyshim e keni me te qarte shkakun e ketij konflikti tha ai duke kembengulur per tu njohur me natyren e perplasjeve. Reagimi yne nuk duhej te tejkalonte qendrimin politik te shpallur zyrtarisht dhe aty per aty u pergjigjem me gjuhen standarde. Per ne i thame konflikti ne Qipro eshte nje ceshtje e brendshme e dy komuniteteve atje dhe duhet te zgjidhet midis tyre
fare pershtypje u beri Che Guevara gjate takimit
Krejt ndryshe nga sa kisha dijeni. Aty mesova se Che Guevara ishte doktor dhe nje figure poliedrike me temperament te qete dhe te shtruar. Si figure e dyte pas Fidel Kastros Che-ja ishte teresisht i kundert me impulsivitetin e tij. Ne ate kohe revolucioni kubanez njihej si nje nga me te fuqishmit dhe me te veshtiret. Nga sa mesuam aty kuptova se pavaresisht faktit qe Che kishte mbajtur peshen kryesore ne kete revolucion ai ishte lene disi ne hije nga Kastro. Sidoqofte ky i fundit nuk kishte mundur ti mohonte Che-se njohurite e tij ne organizimin e shtetit te ri kubanez sidomos ne fushen e ekonomise.
Si e kujtonte Che Guevara viziten qe kishte bere ne Tirane ne vitin 1960
Ajo kishte qene nje vizite e fshehte dhe Che-ja shpjegonte se nuk mund te shprehej per nje ceshtje te arkivuar sekret me vullnetin e te dyja paleve. I vetmi impresion i tij lidhej me dhuraten e vecante qe i kishte falur kryeministri i vendit Mehmet Shehu. Behej fjale per nje automatik Kallashnikov te markes Made In Albania te cilen sic thoshte Che-ja e kishte suvenirin me te cmuar ne shtepine e tij.
Ne cfare gjuhe komunikuat gjate bisedimeve me Che Guevaren
Ai preferoi te komunikonim frengjisht dhe ashtu ndodhi.
Ndonje mbrese tjeter
Che-ja ishte nje njeri karizmatik ku nje rol jo te vogel luante pamja e tij fizike me veshjen tipike te luftetarit te sapokthyer nga fronti. Ndoshta per kete u be idhulli i mijera te rinjve kudo ne bote. Nga ai takim ruaj si kujtim te rralle nje fotografi realizuar me kerkesen e Che-se dhe shume mbresa te paharruara. Ka kaluar me shume se gjysme shekulli qe atehere dhe mund te them jo pa krenari se une jam i vetmi shqiptar ende i gjalle qe jam takuar dhe kam biseduar me Che Guevaren
Po vizita te tjera bete gjate qendrimit ne Havane
Ne Havane qendruam rreth dy jave. Vec takimit me Che Guevaren zhvilluam dhe takime te tjera me funksionare te ndryshem ku trajtuam ceshtjen e shkembimeve tregtare midis dy vendeve. Nga pala kubaneze u pranua pa hezitim kerkesa jone per te importuar sheqer e per te eksportuar aty konserva te ndryshme. Ishte kjo nje iniciative me shume interes qe filloi menjehere nga zbatimi. Gjate diteve te qendrimit ne Havane patem rastin te vizitonim fabriken e sheqerit dhe ate te prodhimit te litarit te cilat njiheshin si me te famshmet e industrise kubaneze. Mysafir ne shtepine e Eminguejit me ftese te Che Guevares

Te vish ne Kube e te mos shkosh ne shtepine e Eminguejit zere se ske qene fare. Ftesa e Che Guevares per te vizituar strehen e shkrimtarit te shquar ishte disi e cuditshme sic ishte i cuditshem vete ai. Kishim gati nje jave ne Havane dhe te hutuar nga jehona e festive e debateve politike kishim harruar se ishim ne vendlindjen e njerit prej korifenjve te letersise boterore. Nderhyrja e Che-se na zuri ne befasi. E mirepritem me kenaqesi idene e tij dhe i kerkuam te na ndihmonte per te vizituar shtepine e shkrimtarit te madh. Nuk ka letersia boterore nje Eminguej te dyte shtoi he-ja duke vecuar karakterin shperthyes e krenar te personazheve te tij perballe mjerimit te nje brezi te humbur. Aty per aty na tha se tri dite me pare kishin perkujtuar 3-vjetorin e vdekjes se poetit. Pastaj foli caste te tera per shkrimtarin e tij te zemres. Te nesermen ne shoqerine e njeriut qe na besoi shkuam mysafire te streha e Eminguejit. Shtepia e thjeshte diku ne periferi te Havanes humbiste ne nje gjelberim te ndezur. Njerezit hynin e dilnin pa reshtur. do gje brenda ishte ruajtur sic e kishte lene i zoti. Kudo ne faqet e murit dalloheshin panoramat me lekure te kafsheve te egra. Po keshtu edhe ne dysheme. Emingueji nuk preferoi kurre tapet tjeter vec tyre na shpjegoi ciceroni. Nje pamje kjo qe te kujtonte folene e nje gjahtari po sakaq ndjesia fashitej kur afroheshe te tavolina e shkrimtarit. Ne syprinen mbi te veshtrimi i menduar i Eminguejit dukej sikur sqaronte vizitoret Pikerisht ketu ka marre jete Plaku dhe deti Lamtumire arme Per ke bien kambanat Te kesh a te mos kesh Deborerat e Kilimanxharos etj. Nje pjese e tyre sa kishin mberritur tek ne. Te pakten brezi yne ishte njohur me to ne shkolle. Sidoqofte momenti kur merrje ne dore stilografin me te cilin ishin shkruar ishte dicka e mrekullueshme. Sidomos per ne qe vinim nga nje kontinent i larget Ditari i Che Guevares se fundi ne shqip

Doreshkrimet e Che Guevares ikones se shekullit XX sic e konsideron revista prestigjioze Time jane zbardhur me se fundi dhe ne shqip. Ka qene perkujdesja e shtepise botuese BOTART dhe e perkthyesit Piro Andoni qe kane mundesuar botimin e librit Ditari me mbresat nga ditet me dramatike te heroit te mitologjise revolucionare. I shkruar ne llogoret e luftes atje ku Che u be i famshem ky ditar eshte kthyer sot ne nje relike me vlere te madhe sidomos per brezin e ri adhuruesin e zjarrte te qendreses se jashtezakonshme te autorit perballe padrejtesive shtypjes dhe shfrytezimit. Libri permban vleresimet e personaliteteve te shumta per Che Guevaren duke filluar nga Benicio del Toro Nelson Mandela Rigoberta Menchu Ariel Dorfman Jean-Paul Sartre e deri te Fidel Kastro. Nje nga pjeset me interesante te botimit ne shqip jane kujtimet nga takimi sekret i Ernesto Guevares me Mehmet Shehun ne Tirane ne vitin 1960 dhe bisedimet e panjohura me delegacionin shqiptar ne Kube ne korrikun e vitit 64. Varianti i shqiperuar Ditari i Che Guevares i vene ne dukje te botuesit eshte baza e skenarit te filmit E te Steven Soderbergh dhe Benicio Del Toro.

Afrim Imaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›