Kureshtaret rrethojne Ramiz Aline
E para qe pushtonte kalimtaret apo vizitoret e stendes ishte cudia. Pastaj vinte kurioziteti. Ndersa ne qoshen e promovimeve te shtepise botuese Toena Prec Zogaj prezanton nje liber me poezi dashurie e malli ne nje kend te stendes nje burre ne moshe me floke te thinjur e gjysme te rene ishte mbuluar nga nje dyndje njerezish. Ishte ish-Presidenti i Republikes Ramiz Alia i cili firmoste librin e tij me kujtime me se shumti nga periudha e diktatures Jeta ime. Per cudine e te gjitheve nuk ishin te pakte ata qe me se shumti te terhequr nga kureshtja nxitonin te blinin librin dhe madje te merrnin edhe autografe nga ish-presidenti dhe nje nga njerezit me te rendesishem te regjimit diktatorial. Libri i tij me kujtime u prezantua muaj me pare me jo pak buje pasi sillnin ne vemendjen e lexuesit ngjarje te medha dhe jo rralle here te dyshimta ne historine e Shqiperise pare nga optika e nje njeriu si ai. Por pavaresisht lakimit ne media intervistave etj. serish kishte te vonuar qe nuk e humben rastin qe te blinin librin e ish-udheheqesit.