E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet ne cark i denuari per vrasje

/ /

Aksioni me i fundit ka rezultuar i suksesshem pasi 66-vjecari u bllokua ne tunelin qe kishte hapur vete ne lagjen Llazan te qytetit te Koplikut. Bajramaj ishte gjykuar ne mungese me akuzen e vrasjes per hakmarrje te shtetasit Zenel Hoti. Mesohet se forcat speciale kete here kishin marre informacion nga policia e Shkodres per pranine ne shtepi te 66-vjecarit. Sipas njoftimit zyrtar te policise se Shkodres mesohet se arrestimi i Bajramajt eshte bere rreth ores 21.30 te se shtunes. Shtepia e Bajramajt ishte mbajtur nen vezhgim per dite te tera derisa te pikasej se i kerkuari ndodhej brenda saj. Per te shmangur dekonspirimin e aksionit dhe shpetimin per te disaten here te te akuzuarit per vrasje operacioni eshte zhvilluar ne sekret te plote. Nisur nga rrezikshmeria e personit operacioni i koduar Tuneli eshte kryer nga forcat speciale te RENEA-s. Mbi 25 speciale kane hyre ne shtepine e Bajramajt ne menyre te befasishme. Menjehere i kerkuari eshte futur ne tunelin qe hyrjen e kishte ne dhomen e gjumit ndersa kishte krijuar dy dalje ne oborrin e pasme te shtepise prej nga ai mund te largohej per tu fshehur ne zonen e thelle malore. Duke identifikuar hyrjen dhe daljet e tunelit specialet i kane bllokuar ato duke mos i lene asnje shans shpetimi 66-vjecarit. Burime nga forcat ne aksion pohojne se tuneli ishte i ngushte i pershtatur per trupin e Bajramajt duke mos favorizuar specialet te hynin brenda tij. Ne kete menyre eshte vendosur te veprohet me zenien ne cark te te kerkuarit. Per rreth 6 ore Bajramaj ka qendruar brenda tunelit duke mos bere asnje reagim ndonese aty kishte fshehur dhe nje arsenal armatimi. Perballe mungeses se ajrimit dhe thirrjeve se ishte i rrethuar nga te gjitha anet ai ka dale. Policia i ka vene prangat ndersa ka ushtruar kontroll ne shtepi dhe brenda ne tunel duke gjetur dhe materialet luftarake.
Ahmet Bajrami akuzohet se me 31 tetor te vitit 1994 ka vrare me arme zjarri per arsye hakmarrjeje prane shtepise se tij shtetasin Zenel Hoti. Pas ketij veprimi Bajramaj eshte fshehur per 16 vite me radhe. Nderkohe qe ne ngarkim te tij Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder ka zhvilluar nje proces gjyqesor duke e denuar ate me 25 vite burg ne mungese. Qe nga viti 1994 policia e Shkodres dhe RENEA kane kryer disa operacione per kapjen e Bajramajt por pa sukses pasi ai jo vetem qe bente rezistence duke qelluar me arme zjarri ne drejtim te policise por kishte arritur te ndertonte tunele te nendheshme qe kishin daljen me qindra metra larg shtepise se tij. Vec denimit qe Bajramaj ka per vrasjen e vitit 1994 ndaj tij do te nise procedimi penal per akuzen e prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Municionet e bllokuara

4 arme zjarri tip automatik
16 krehra fisheke automatiku me nga 30 cope secili
2 arme zjarri tip pistolete me 80 fisheke
1 arme zjarri cifte shotgun
1 silenciator
1 pale dylbi snajper
1 pale paruke per maskim floke te zinj Nga tuneli ne burgun e Shenkollit

Menjehere pas arrestimit te 66-vjecarit Ahmet Bajramaj ai eshte transportuar nga forcat speciale fillimisht ne policine e Shkodres e me pas ne burgun e Shenkollit ne Lezhe. Ne kete burg ai do te qendroje per te vuajtur denimin me 25 vjet per te cilin eshte denuar nga ana e Gjykates se Shkodres.

KOPLIK/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›