Rexhep Mitrovica per vetmitaret

Me aktorin francez i ndalur per nje nate ne Shqiperi. Nje bisede per autoret qe i mesuan te bukuren per teatrin e ideve dhe publikun
Rexhep Mitrovica duhej te kishte nje takim me artiste shqiptare te shtunen paradite. Por ne oren 10 ai ishte vetem me dy gazetare dhe shoqeruesit e Ambasades Franceze ne stolin prane pishines se zbrazur e te ndotur te Teatrit Kombetar. Makina qe vadit rruget me pluhur te qendres se qytetit hyri si me porosi deri ne oborrin e teatrit. Nxirrte tym helm e zhurme me shume se sa uje.
Dikush i terhoqi vemendjen shoferit te botit vadites te largohet qe dhe palet ne interviste te kthehen aty ku ishin.
A do kishit deshire te punonit me trupen shqiptare Pyet zeri pas mikrofonit. Nese do te me ftonin... pergjigjet pa ndonje koment Rexhep Mitrovica.
Shpina e tij nuk e kalon lartesine e shpines se stolit. Nje rreze vetmitari.
Te zgjaste dhe pak biseda me Mitrovicen. Duhej te nisej drejt Shkupit per te vazhduar turneut e leximeve te tri teksteve te Jean Genet-se. Rexhep Mitrovica Redjep Mitrovitsa 1959 eshte propozuar qe te prezantoje me rastin e 100 vjetorit te lindjes kete autor skandaloz qe lulezoi para Luftes se Dyte Boterore dhe u be fenomen pas saj.
Te premten ne mbremje per 40 minuta ai lexoi tri tekste te Genet-se. Gjithnje i ulur nuk leviz fare. Lexon ato qe ka perpara. Ne ekran prapa tij projektohet teksti shqip. Duket sfilitje ajo qe ben ai. Ne kete menyre ka punuar per Les Lettres jeune pote te Rainer Maria Rilke. Ka pasur dikur pervoja me monologe nga vepra si Hamleti Don Zhuani Lorenxaco.
I vetem ne skene. Frika e tij Publiku.
Kur ngjitem ne skene dhe shoh 500 vete per mua ata nuk jane spektatore por 500 vetmitare.
Zoti Mitrovica ju dje lexuat tekstet e nje autori qe njihet pak ose aspak nga ata qe patet perballe. fare mbani parasysh ne keto raste
Te takohemi dhe te njihemi. Une personalisht kete bera meqe deri me sot nuk kisha punuar me nje tekst te Jean Genet-se. Besoj se vizioni per kete lloj teatri dhe ajo cka une jam perpjekur te beje eshte krijimi i nje vendi ku na shpie kjo veper. Ky vend ndodhet ne nje bote te ndermjetme ne mes realitetit dhe nje bote fantazme. Ne njefare menyre eshte dicka e te pamundures.
Pyetja qe shtrojme ne kete rast eshte se me cfare mjetesh do duhej ta perkthenim dicka qe eshte e padukshme e pamundur dhe qe sic duket nga ana e Genet-se na jepet propozimi i nje marrezie absolute. Kjo me pelqen me terheq shume. Ka nje tejkalim qe eshte determinant ne shkrimtarine e tij.
Pastaj problemi eshte te dish se si ta perhapesh kete ndjesi ne shpirtin e spektatorit. Dhe per kete nuk mund te jemi te sigurt.
fare marredheniesh krijoni me TEKSTET e autoreve te vecante si per shembull me Baudelaire-in.
Si Genet-ja si Baudelaire-i jane poete qe synojne te kapin maja dhe te tentojne gjera qe jane te rrezikshme. Baudelaire-i eshte nje pararendes i zbulimeve mbi pavetedijen qe do te beheshin pak me vone me nje shpejtesi marramendese ne fushen e psikanalizes. Ai flet shume per keto gjera. Nderkohe qe mesazhi i Genet-se eshte me shumti politik dhe ne njefare menyre mund te themi se ka nje utopi tek ai dhe kjo e dallon ndjeshem nga Baudelaire-i.
Ndjeni njelloj afiniteti me gjerat qe punoni nga nje autor apo me nje karakter. Ka qene e njejta gje per ju per Parajsat artificiale. Sapo keni perfunduar nje projekt me me Baudelaire-in
Kur takohesh dhe ndodhesh perballe autoreve si Baudelaire do te thote qe puna e pare eshte te perqendrohesh te GJUHA me te cilen kane shkruar.
Do te thote se nje poet i vertete nje poet i madh si ai krijon nje gjuhe brenda gjuhes franceze me ndryshimet ne sintakse me formulime qe nuk ekzistojne ne sintaksen e zakonshme cka do te thote se ka qene ne gjendje ti jape gjuhes frenge nje tjeter forme dhe nje kuptim tjeter te ndryshem nga ajo qe ishte njohur deri me atehere.
Keshtu dhe marredhenia qe vendos gjuha me teatrin eshte e vecante. Ta degjosh tekstin te kuptosh domethenien e tij formen dhe thellesine e tij sepse shpesh forma dhe thellesia jane e njejta gje.
Sa per intimitetin me Baudelaire-in drejt tij me ka cuar se pari shija time. Ndryshe nga Jean Genet-ja te cilin nuk e kam njohur Baudelaire-i eshte autori i rinise sime dhe vepren ne fjale Parajsat artificiale e kam lexuar qe kur isha adoleshent. Prandaj ndihesha shume i lidhur me ate tekst. Sidomos per arsyen se megjitheqe nuk ishte nje tekst per teater ai me ka dhene kuptimin per te bukuren dhe te madherishmen. Te Baudelaire-i ka dicka vertet shume tronditese. Koha kalon dhe papritur te vjen mundesia per te punuar me autorin tend te rinise. Keshtu qe ishte fat per mua te punoja me te. Ndodhi kete vit per here te pare.
Ne vitet e rinise se hershme takuat dhe njeriun qe ju ka ndihmuar shume te gjeni veten ne teater. Ne cmenyre e ka bere kete mesuesi juaj Daniel Mesguich
Kur u takova me Daniel Mesguich ishte koha kur behej nje teater shume i ri shume ikonoklast shume provokativ Teatri i Pasqyres. Isha 20 vjec. Hera e pare qe luajta me te ishte ne Palais de Pape ne Avinjon. U gjendja perballe mijera spektatoreve. Me pas takova Antoine Vitez cka ishte per mua nje zbulim absolut. Ai me ndihmoi te njihja me mire perpjekjet qe duhej te beja studimet qe duhej te beja. Ishte nje njeri gjenial. Ai kishte prane nje ekip magjik per muziken dekorin kostumet. Ishte vertet pervoje e jashtezakonshme me Vitez-in me ka ndihmuar tej mase.
Ju keni punuar me metoden e Stanislavskit
Une kam punuar shume me metoden e tij sepse kam qene i interesuar ta njoh. Por duhet thene se ate kohe nuk kishim ide mbi Stanislavskin nuk ishte perkthyer ne France. Personazhi i tij ishte i panjohur.
Ju me pyesni me cfare metode kemi punuar. Them se nje regjisor duhet te kete nje bote nje bote. Une fola per nje gjeni si Vitez-i qe erdhi ne jeten tim kur isha teper i ri. Me vone kam pasur pervoja te tjera. Nje nder to dhe shume determinonte ka qene me Claude Rgy i cili ben nje teater te nje deliresie absolute pa dekor dhe skenografi qe bien ne sy. Jua permend keto sepse njerezit qe kam takuar kishin paralelisht ketyre kerkesave ndaj teatrit edhe nje pergjegjesi etike dhe morale. Ata benin teater te diktuar nga nje nevoje nga nje domosdoshmeri.
Sipas meje gjithe puna e aktorit ne teater eshte angazhimi ndaj tekstit ne menyre te tille qe te shprehe edhe impresionin qe teksti shkakton tek ne. Intelekt nuk eshte i ndare nga emocioni. Nje ide e madhe ju jep emocione te medha dhe emocionet e medha mund tju japin ide po aq te medha. Une kam qene sycelet ne teater ndaj gjerat qe misherojne idete. Antoine Vitez fliste per teatrin e ideve.
Ne cfare pike eshte teatri tani ne vendin ku jetoni dhe ne cpike ndodheni ju
Ka gjera qe nuk do ti beja me ne te njejten menyre e kam fjalen ne aspektin estetik qe kishte me shume rendesi per mua. Kur isha i ri admiroja teatrin per barokun e tij makijazhin etj.. Ndersa tani me kalimin e kohes gjerat per mua shkojne drejt nje kuptimi me te paster me pak barok. Jane me mijera gjerat qe me mbeten per te njohur nga ky zanat. Por se ku ndodhemi ne kete moment me teatrin nuk mund ta them ekzaktesisht me fjale. Megjithate cdohere nese ekziston mundesia do ti jepesha nje projekti te artistik. Gjithnje nese ekziston vullneti per te me degjuar.
shte interesante se kur luan ne skene nuk luan para 500 spektatoreve por 500 here para te njejtit njeri. Kjo do te thote se po u flet 500 vetmitareve. Te them te drejten kjo eshte dicka qe me duket teper e dhimbshme.
Dhe te shpresosh tia dalesh mbane qe keto vetmi keta vetmitare te degjojne dicka qe ka te beje me mungesat e tyre.
Pas bisedes per punen nje pyetje per jeten private. Per mbiemrin tuaj. shte nje brez familjesh shqiptare te viteve 30-40 qe per shkak te kushteve politike emigruan dhe paten nje fat tjeter ne Lindje dhe Perendim dhe atje u krijuan fate te tjera sic eshte nje nga ato dhe fati i Rexhep Mitrovices nip i Rexhep Bej Mitrovices 1888-1967 kryeminister i Shqiperise me 1943-1944. Ruani nje lidhje te brendshme me kete mbiemer
Historia eshte histori. Kam ardhur per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1996. Kam udhetuar ne Veri dhe ne Butrint. Te them te verteten shume pak kane mbetur nga Mitrovicat. Ata pak ndodhen ne Stamboll. Une e di qe emri im ketu ka nje histori por nuk e di saktesisht se cila eshte. Jane thjesht hamendesime dhe kendveshtrime dhe nuk eshte se ka nje te vertete te sakte...
shte e veshtire te flas per kete gje per te thene te verteten dhe per te qene i sinqerte. Mund te thosha qe e dua shume Shqiperine por kjo ndjenje eshte pak me komplekse se kaq.
Krijimtaria
I formuar ne Teatrin e bardhe Thtre Blanc te Grald Robard-it me pas ne Teatrin e pasqyres Thtre du Miroir te Daniel Mesguich-it apo te Ouvroir de Chaillot nga Antoine Vitez dhe Madeleine Marion dhe ne fund ne Conservatoire National Suprieur dArt Dramatique me Claude Rgy Redjep Mitrovitsa shpesh ka punuar me mjeshter. Ai eshte nga ata qe Vitez e shtonte per te marre pjese ne aventura te tilla si Hernani dhe Kepuca e djallit ne Cour dHonneur ne Fetivalin e Avinjonit para se ti besonte Orestin ne versionin e Elektres dhe ta kishte aktor per here te fundit ne Jeta e Galileit te Brehtit per Komedine Franceze. Nen drejtimin e Mesguich-it ka interpretuar Gjema e madhe ne Opra de Paris me 1981 Mbreti Lir Perkushtimi per kryqin. Me Claude Rgy ai merr pjese te Zhana ne turren e druve dhe te Njeriu pa qellim.
Luan ne Ameriken e Franz Kafkas me regji te Frdric Kiepper. Me interpretimin me 1989 te Lorenzaccio i Alfred de Musset vene ne skene nga Georges Lavaudant ne Komedine Franceze vleresohet me mimin Molier ne vitin 1990.
Ne kinema Mitrovica ka xhiruar me Miklos Jancso Andrzej Zulawski Yves Angelo Gilles Bourdos Alexandre Sourine.