E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maria Kallas/ E bukur e mallkuar dhe e deshiruar

E madherishmja Kallas ndermjet skenes dashurise dhe pavdekesise

Ndersa bisedoja me Rajna Kabaivansken ne Sofje ne nje dite vjeshte nje nga temat ishte per figuren e madhe Maria Kallas. Tek ajo shihja jo vetem madheshtine dhe bukurine e saj klasike por edhe privilegjin e te qenit artiste e madhe. Fliste me elegance dhe klas te vecante. Me beri pershtypje inteligjenca e saj sinqeriteti natyra e saj e cilter si dhe fjalet me te cilat e filloi biseden me mua Nuk e harroj te kaluaren time si dhe nga ku e fillova karrieren time. Eumlshte e vertete se nuk jetoj me te por nuk e harroj ate. I kam arritur me shume sakrifica lartesite ne karrieren time sepse dihet se cmendim kishin perendimoret per ne lindoret sidomos ne ate kohen e famshme te komunizmit. Me kujtohet ishin kohe te veshtira per mua. Kur arrita ne Itali ndieja mungese ne cdo gje ne menyren si qendroja si vishesha si luaja ne skene etj. Megjithese Bullgaria ka nje shkolle shume te mire kantoje ndryshimet ekzistonin. Kisha perfunduar studimet me nje nga pedagoget me te medhenj te asaj kohe me te cilin ka bere studimet edhe babai i juaj Brembarov. Ndershmeria dhe vullneti jane dy armet e mia me te forta me te cilat ka care talenti im. Pa diskutim kam pasur fat ne jete nje martese-familje te lumtur pa diskutim kam pasur gjithmone mbeshtetjen e saj e perseri dua ta theksoj kam pasur edhe fat.

Pavarotit te madh i pelqente te thoshte Toska e kohes se shkuar eshte Maria Kallas ndersa Toska e diteve tona eshte Rajna Kabaivanska.

Me 16 shtator 1977 bota dhe njerezimi shenuan vdekjen e grekes se famshme. Legjenda e kengetares operistike me te madhe te gjysmes se dyte te shekullit XX. Ajo mbetet e jashtezakonshme deri ne ditet tona i kalon kufijte e melomaneve. Ja cfare kujton Rajna Kabaivanska nga ajo miqesi Kjo ishte regjia e pare dhe e fundit e saj ishte viti 1973 ishte inaugurimi i tetarit te Torinos dhe me kete rast duhej te kendoja Nate siciliane nga Verdi me regjine e saj. Keshtu u takova me sopranon e famshme greke. E adhuroja pa fund ishte idhulli im por ajo fatkeqesisht nuk interpretonte me ne skenen operistike. Ne pergjithesi karriera e saj kishte nje vazhdimesi te shkurter por fenomenale. Kishim nje lidhje shpirterore te mrekullueshme. Kallas me respektonte shume dhe ashtu si mesova me vone ajo me kishte mbeshtetur gjithmone indirekt. Une jam nje natyre krenare e pavarur asnjehere nuk kam pasur pas vetes ndonje impresario ose ndonje kompani regjistruese por nje yll i ri italian me nje firme te fuqishme pas vetes vendosi te me zhvendoste nga pozicioni im pra donin qe ajo te kendonte ne vendin tim me rastin e perurimit te teatrit te ri te Torinos por Maria Kallas ngulte kembe qe duhet te kendoja une eshte e vertete se ajo ishte nje grua me shume karakter. Ne ate kohe ajo ishte shume e trishtuar sepse nga dashuria e madhe per Onasis thoshte se kishte humbur zerin sepse muzika ishte jeta e saj.

Atehere me priste debutimi ne operan Traviata dhe Kallas vazhdimisht me perseriste Eja tek une ne Paris ta mesojme se bashku. Une nuk kisha kohe dhe keshtu mbeti nuk u takuam dot. Dramat e saj ashtu si edhe te rivales Renata Tebaldit ndiqeshin me shume kersheri nga masmedia e kohes. Dueli mes tyre nuk dukej nga jashte ai ishte nje produkt i keq i medias sepse atehere media nuk tregonte asnje interes per jeten dhe aventurat e futbollisteve dhe per yjet e kinematografise por per thashethemet qe ekzistonin mes artisteve te medha te operas.

Dashurite e prima donna-ve ishin skupi me i rendesishem numer nje per masmedias e botes.

Vdes ne Paris ne banesen e saj luksoze ne moshen 53-vjecare. Sic dihet emri i saj i vertete ishte Maria Kallogeropullos. Regjistrimet e saj jane te paraqitura neper kataloge te vecante te kompanise se saj diskografike E Em Ai. Deri tani jane shitur 30 milione kopje nga albumet e Maria Kallasit. Cdo vit prodhohen disqe DVD libra apo filma per jeten vepren dhe zerin e saj. Ajo ende vazhdon te mbetet e kerkuar dhe e adhuruar edhe prej atyre qe nuk kane qene gjalle kur ajo ka ekzistuar.

Lindur me 2 dhjetor 1923 ne Nju Jork ne familje grekesh te emigruar ne Amerike. Ne vitin 1937 kthehet me nenen e saj ne Greqi dhe regjistrohet ne Konservatorin e Athines ku mesonte ne klasen e pedagoges se famshme spanjolle Elvira de Idalgo. Karriera i shkoi perpara qe ne fillim. Perhere te pare debutoi nen dirigjimin e duarve te dirigjentit italian Tuljo Serafini ishte viti 1947. Pas dy vjetesh u martua me Xhovani Batista Menegin i cili behet edhe menaxheri i saj. Kengetarja me figure te beshme shnderrohet ne nje madame me figure jashtezakonisht elegante qe triumfon neper skenat me te medha operistike te botes. Kishte lindur legjenda Kallas. Cdo rol i saj eshte i shoqeruar me nje triumf te rralle. Mbetet e pazevendesueshme deri ne ditet tona ne rolin e Medeas se Kerubinit beri te mundur rilindjen e bellcantos me kastadiven e Normes se Belinit te pabesueshme kur i degjon mbeten Lucia e Donixetit Izolda Vagner Karmen Bize Traviata Verdi. Miti Kallas ushqehet jo vetem nga ngjarjet muzikore por edhe nga lidhja e zjarrte qe mbahet nje nga historite e famshme dashurore te shekullit te kaluar deri me sot me biznesmenin grek Aristotel Onasis. Por edhe ndarja e saj ndodhi si nje drame e vertete. Ne fillim humba trupin tim pastaj zerin tim dhe ne fund Onasis - thoshte ajo me ironi. Kallas u largua nga skena operistike gjate 1965-s. Zyrtarisht u tha se arsyeja e vdekjes ishte nje infarkt por ekziston edhe nje version tjeter se ndoshta e kishte vrare shoqja e saj e ngushtehellip Asgje e sigurt.

Kallas ishte dhe mbetet vecoria e qendrueshme e artit. Si Merilin apo Leonardo sic thote stilisti Lagerfeld i cili percakton stilin e saj si pluhur diamanti - Gjithcka tek ajo ishte e persosur dhe e bukur - zeri dhe mungesa e zerit figura e saj e gjate dhe mbi peshe hunda e shemtuar dhe buzeqeshja marramendese dhe mahnitese. Njerez te tille nuk mund ti harrosh. Kurre asnjehere

Jeta i kaloi sipas nje skenari te tragjedise se lashte greke. Dashuria e jetes se saj - Aristotel Onasis e braktisi per shkak te Zhaklin Kenedit. Ai u martua me te vene e Presidentit Amerikan pasi Kallas i dhuroi gjysmen e jetes se sajhellip

Ne vazhdimesi te viteve qe kalojne dhe kohes qe ecen shpejt fluturoi regjisori i madh italian Franko Xefireli. Ai hodhi pertej propozimet per te bere film per mikeshen e tij Kallas. Ajo ishte dhe mbetet ylli i rivenies se shfaqjes me regjine e tij te operas Traviata Norma dhe Toska. Ai eshte regjisor i dokumentarit te saj Maria Kallas ne Kovent Garden me 1964. Ai nuk e braktisi Kallasin deri ne fund te jetes. Me ne fund ai bindet te beje filmin per te por pas vdekjes se saj me 1977. E ka pasur shume te veshtire e te dhimbshme. Vetem ne fillim te shekullit te ri maestro Xefireli e ndjeu se kishte ardhur koha te tregonte dicka te vertete per Marian e vertete. Tani Maria Kallas eshte nje ikone ajo eshte mbi ethet mbi emocionet mbi intrigat mbi kohen. Ka ardhur momenti qe une ti kujtoj njerezit se Maria nuk ishte vetem ze qe ne sot mund ta blejme per 10 . Dua te dihet se pas ketij zeri te madherishem ekzistonte nje personalitet. E cfare kush ishte ajo... Nje nga tri zonjat me te famshme te shekullit XX se bashku me Nene Terezen dhe Margaret Thecer individualitete qe nuk perseriten me shembuj dhe modele per brezin e ri qe kane hyre ne historine e njerezimit.

Xefireli e ktheu historine e filmit Kallas Forever ne nje histori te jashtezakonshme dhe shume imponuese. Historia si dhe disa nga personazhet jane te sajuara ndersa vete kengetarja e madhe nen lojen e te madhes kinoprimes Fani Ardan dha nje Kallas qe shnderrohej ne momente te caktuara sikur shperthen ne lulezim kur e kthenin ne biz duartrokitjet e pafundme te publikut. Me pas e braktisur nga publiku per arsye te humbjes se zerit si dhe prej largimit te dashurise se vetme te jetes se saj Aristotel Onasis. Kallas ishte izoluar ne apartamentin e saj ne Paris. Xefireli ne filmin e tij i kujton edhe nje here publikut operan Karmen ne kete shfaqje ajo nuk kendonte dot me megjithate ne film eshte dhene incizimi i se njejtes opera por te kohes kur ajo ishte ne kulmin e karrieres se saj. Ne 2008 Xefireli u bind me ne fund tu sillte fansave te saj nje film per Kallasin ku zeri i saj origjinal i mrekullueshem magjepsi edhe nje here publikun e mahnitur deri me sot prej saj.

Filmi eshte xhiruar ne Budapest sepse ne Paris nuk ekziston me banesa e saj. Ndersa ne baze te fotove te bera ne ambientet e brendshme vendi i pershtatshem u gjend ne kryeqytetin e Hungarise. Arredimi i baneses ishte bere nga dizajneri Bruno Celari i cili ka marre cmimin Oskar per filmin Perandori i fundit.

Ngjyra e verdhe dhe bluja si deti ishin dy ngjyrat e sallonit te apartamentit i mobiluar me shijen e vete Kallasit. E kuqja mbreterore ka qene ngjyra e perzgjedhur prej dives per netet e vetmuara te dhomes se gjumit. Buduari i saj kishte ngjyrat e buta pastel te nuancave te bezhes kafes e te kuqes ne tjegull. Aksesoret e perdorur ne banesen e saj gjate vitit 1968 u prodhuan me porosi te vecante te Kallasit ne fabriken e Xhimo Etros. Qilimat mendafshet dhe linoja sundonin ne shtepine e saj. Neper shtepine e saj kishte shume vazo te shtrenjta qirinj dhe shandane te kushtueshem. Ne ambientet e saj mbreteronte aroma e nje parfumi te lehte.

Tashme ka projekte te tjera per te bere filma per Maria Kallasin do te kete film ku rolin e dives do ta luaje Penelope Kruz.

Mes te tjerash agjenci te ndryshme lajmerojne se sende te ndryshme te Kallasit do te dalin ne ankandin e Milanos Sotbis por keto jane te gjitha sende te trasheguara nga Menegin. Jane 63 letra dashurie qe Kallas ia dergonte Meneginit gjate 10 vjeteve qe ajo ishte bashkeshortja e tij. Ka edhe letra te tjera si korrespondenca me Leonard Bershtejnin Franko Xefirelin foto te shumta me personalitete te kohes. Gjithashtu edhe shume fustane bizhu apo sende te tjera te saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›