"Top media" reagon ndaj shkreses se Pangos
"Top Media" i pergjigjet letres se ministrit Ylli Pango per lirimin e ambienteve te Qendres Nderkombetare te Kultures. Ne shkresen e nenshkruar nga drejtuesit e kompanive "Top Channel", "Top Albania", "Video Graphic Agency" dhe "DigitAlb" theksohet: "Ato kane kontrata qiraje te rregullta, te cilat akoma jane ne fuqi". Me tej shkruhet: "Ju informojme se vlera e demit qe i shkaktohet "Top Medias" ne baze te llogaritjeve te eksperteve arrin ne 1072068000 leke, perkundrejt investimit 637634000 leke te qeverise ne te gjithe QNK-ne. Letra vijon: "Nuk jemi futur ne menyre arbitrare dhe as forcerisht ne keto ambiente, por ne baze te kontratave te ligjshme. E kemi konsideruar njoftimin per zgjidhjen e kontratave te bera nga METE ne menyre te njeanshme si te pabazuar ne ligj". Proceset gjyqesore vazhdojne ne Gjykaten e Tiranes.