Rexhep Selimi: Qeveria i krijon vetes institucione paralele

E mbështet vendimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, edhe pse thotë se një hap i tillë është dashur të merret shumë më herët. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se megjithatë rrugët i ka bllokuar Qeveria e Serbisë me institucionet e saj.
Ndërkaq, Selimi vlerëson se është gabim të cilësohet arritje e madhe hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës. “Hapja e Zyrës në një nivel të tillë, është një lloj paralelizmi tjetër që bën Qeveria i bën vetvetes”, ka thënë Selimi.
Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes vlerëson se partia e tij nuk e ka mbështetur më herët, e as nuk e mbështet as tash ndonjë marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale.