Rexhepi-Basha: Mbështesim Kosovën në heqjen e vizave

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me homologun kosovar, Bajram Rexhepi. Në konferencën e përbashkët për shtyp ministrat deklaruan angazhimin për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri Basha deklaroi se Shqipëria do mbështesë me të gjitha resurset që disponon Kosovën në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. " Ne mbështesim ministrinë e Brendshme të Kosovës . Ne do vëmë në dispozicion të Kosovës të gjitha resurset që disponojmë që t'i liberalizohen sa më parë vizat", u shpreh ai.
Basha deklaroi se në takim u diskutua edhe për krijimin e
pikave të përbashkëta kufitare për të eleminuar shpenzimet e tepërta.
Ministrat ranë dakord edhe për forcimin e policisë kufitare.
Nga ana e tij, ministri Rexhepi theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do vijojë të forcohet veçanërisht në policinë kufitare dhe në luftën ndaj krimit. "Ne do minimizojmë krimin e organizuar dhe do luftojmë trafikun e lëndeve narkotike", u shpreh ai.