Vijon protesta e PS, tjetër grevist në spital

11 ditë nga greva e urisë së socialistëve shëndeti i tyre është mjaft i rënduar. Në orën 11:30 u nis për në spital Artmir Ahmetaj, 26 vjeç nga Tirana. Grevisti pati probleme me stomakun dhe u transportua me ambulancë drejt QSUT-së. Artmiri është grevisti i 22 që dërgohet me urgjencë në spital që nga nisja e grevës.
Grevistët shprehen të vendosur të çojnë deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve.
Grevistët shprehen të vendosur të çojnë deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve.