Situata politike, Topi takon Withers e Lohan

Kreut i shtetit, Bamir Topi ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan John Withers dhe ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobbio. Takimi nisi në Presidencë në orën 10:00 dhe zgjati më shumë se 1 orë.
Fillimisht nga Presidenca doli ambasadori Lohan e më pas ambasadori amerikan Withers.
Takimi është përqendruar te situata politike në vend.
Katër ditë më parë kreu i shtetit zhvilloi një tjetër takim me amabasorin Withers si dhe me ambasadorin e Spanjës, Montobbio, ambasadorin e KE-së, Lohan dhe zëvendëskryeministrin Meta për situatën aktuale politike.
Ditën e djeshme, kreu i shtetit, duke iu referuar mundësisë së një zgjidhje, nënvizoi se duhet të dialogojnë të dyja palët. Ai theksoi se është i gatshëm të ulë sërish palët në tryEzë, por nuk mund t'i detyrojë ata për zgjidhje.