Erdoan: Sulmi izraelit ishte arsye për luftë, ne duruam!

Gjatë një prononcimi të dhënë për Al-Xhazirën të cituar edhe nga e përditshmja më e madhe turke “Zaman”, Erdoan tha se “e di që vëllezërit në Gaza po na presin. Herët apo vonë shpresoj të shkoj atje.”
Ndërsa duke folur lidhur me diktatorin e Sirisë, Bashar Al-Asad, Erdoan theksoi se “Ata që vijnë në pushtet me gjak, me gjak ikin. Tashmë nuk i telefonoj më.”
Erdogan theksoi se hapat e parë që do ndërmerren kundër Izraelit janë përmbledhur në 5 pika. “Se cilat janë do t’i shohim në të ardhmen. Por, Izraeli duhet të shikojë se nuk do të ketë përfitim nga veprimet e deritanishme, dhe këtë do ta shikojë”, theksoi Erdoan.
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, në ditët në vijim pritet të vizitojë kryeqytetin e Egjiptit, ku do të përshëndesë egjiptianët me një fjalim në sheshin “Tahrir”.
/Start/F. Prroni/
2011-09-12 11:42