Mançini: Jemi në Ligën e Kampioneve për të fituar

Kreu i Manchester Cityt, Roberto Mançini, nuk i fsheh ambiciet e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. City mposhti Wiganin gjatë fundjavës me rezultat 3-0 në Etihad Stadium me golat e shënuar nga Sergio Aguero dhe tashti përgatitet për ndeshjen debutuese në Evropë, kundër Napolit që zhvillohet të mërkurën.
“Ne mund të themi se duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve pasi të gjitha ekipet që futen në atë dëshirojnë ta fitojnë. Por për ne tash është e rëndësishme të arrijmë në rundin e ardhshëm. Ne jemi në një grup të vështirë ku secili mund të përfundojë i pari ose i fundit”, ka thënë Mancini.
Po ashtu ai ka shtuar se Liga e Kampionëve është ndryshe nga Liga Premier dhe nëse humbet një ndeshje në kampionatin vendor, ka kohë për ta rikuperuar.