Si e pashë diplomacinë ekonomike
TIRANE - Disa ditë përpara u njoftova për largimin tim nga detyra pasi kisha shkelur ligjin për shërbimin e jashtëm me prononcimet e mia në shtyp, siç pretendonte udhëheqja e Ministrisë së Jashtme. Nuk jam i penduar për zgjedhjen që kam bërë, megjithëse nuk është e lehtë të hedhësh pas krahëve njëmbëdhjetë vjet të një profesioni, të cilin e ke dashur dhe në të cilin ke provuar të kalosh net pa gjumë, ashtu si edhe të shohësh vende që rrallë i shikon njeriu me shpenzimet e tij. Gjatë shërbimit tim jashtë vendit, kam qenë në burgje, spitale e morgje për t’iu ndodhur pranë fatkeqëve të shtyrë nga halli drejt së padrejtës apo së pamundurës, për t’i ndihmuar. Kam mësuar shumë nga shpirti i pamposhtur i tyre. Zoti i bekoftë!
Të jesh nëpunës i bindur a i pa zë i administratës dhe i atij që e udhëheq atë, apo të jesh një shërbëtor i Kushtetutës, interesave të njerëzve që i kanë dhënë emrin këtij vendi, dhe një njeri i lirë që respekton vetveten dhe njerëzit nga vjen, kjo është dilema e shumëkujt që punon në këto pozicione, siç kam punuar unë. A mund të jesh roje i një depoje me miell, dhe të qëllosh mbi një turmë të uritur, edhe pse rregullorja ta kërkon këtë? A mund të jesh nëpunës i shtetit, dhe të heshtësh, sepse dikush thotë se kjo heshtje të çon drejt begatisë, por llogaritë e tua të tregojnë se veçse janë duke të përdorur për qëllime aspak fisnike?
Gjatë detyrës sime kam asistuar në bisedimet për Korridorin e Tetë. Për ata që nuk e mbajnë mend, ishte një projekt i ideuar nga amerikanët dhe presidenti Klinton, që do fillonte në Durrës e Vlorë, dhe do përshkonte Ballkanin fund e krye. Do ishte me autostrada, gazsjellës, naftësjellës dhe linja të tensionit të lartë. Do zhvillonte jugun e Italisë dhe integronte gadishullin. Pas 2005-ës, nën presionin ruso-grek, dhe indiferencën me shumë gjasa të blerë shqiptare, u la në harresë, dhe sot është diçka që nuk e gjen as në arkiv. Në konkurrencë, u hartua projekti alternativ grek, me rrugën Egnatia dhe gazsjellësin “South Stream”, që kalon paralel me kufirin maqedonas dhe atë shqiptar, për të përfunduar në Igumenicë. Rezultati: Jugu i Shqipërisë mbetet një njollë e errët, dhe detyrimisht rrjedha ekono-mike e tij do zhvendoset drejt Greqisë dhe jo Tiranës.
Në marrëveshjen detare me Greqinë, thuhet nga komisioni shqiptar se nuk ka pasur lajthitje, përkundrazi, sipas kryeministrit, kundërshtarët e tij si Gjykata Kushtetuese dhe Koloneli Myslim Pashaj, ishin sharlatanë. Por kjo fashë detare që neve na merrnin grekët, përveçse hynte si pykë në ujërat midis nesh dhe Italisë, duke e bërë Greqinë faktor gjeopolitik, në një marrëdhënie deri më sot dypalëshe; përveçse zvogëlonte hapësirën tonë detare dhe kalonte aq afër brigjeve tona saqë nuk mund të hidheshe nga një trampolinë pasi mund të përfundoje në ujërat greke; të mirën e madhe të Greqisë, e kishte se tubat e gazsjellësit “South Stream” do kalonin drejt Italisë, pikërisht nën këtë fashë uji që na merrte Greqia, ku nëse realizohej do t’i shkurtonte kostot e ndërtimit, dhe meqë nuk u realizua, do t’i detyrojë palët të paguajnë taksë tranziti. Për ata që nuk e dinë, kujtoj se Ukraina dhe Bjellorusia jetojnë me taksat e tranzitit që i marrin Rusisë.
Në një kor ku kërkohet regjistrimi i popullsisë, gjithë qarqet shoviniste të Greqisë, me kuç e me maç, po kërkojnë regjistrimin e popullsisë, me kushte dhe tregues që asnjë shtet nuk i zbaton, me synimin e qartë të zhbalancimit etnik të jugut të Shqipërisë. Synohet që gjithë ortodoksët të quhen grekë, duke bërë që të çngjyroset një nga elementët sinjifikativë të rilindjes dhe vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, dhe si rrjedhim, krahas asimilimit ekonomik të vijë edhe ai kombëtar. Por harrohet se pa jugun e vendit, vendburim i idesë kombëtare moderne dhe vendlindje e shumë personaliteteve, nuk do ketë Shqipëri.
Duke parë suksesin grek, edhe kisha serbe u lëshua të merrte varre ushtarësh të vrarë, dhe as më shumë e as më pak, por të atyre që kishin masakruar Shkodrën më 1913-ën.
Një dashuri e pashpjegueshme dhe e pa kusht me Turqinë, vendin që deri ditën e fundit na mbajti të pushtuar, dhe na la pa asnjë strukturë rudimentare qeverisëse apo arsimore kombëtare. Ca më tepër, në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të u bë palë me ish-Jugosllavinë e Titos, ku nën etiketën e njehsimit të fesë me kombësinë, shumë myslimanë i pranoi si turq, duke ndihmuar për shpopullimin nga shqiptarët të zonave të tëra në qendër të Maqedonisë dhe veri të Kosovës, duke bërë që tashmë mos ekzistojë më në këto rajone asnjë shqiptar.
Vetëm dy muaj më përpara, qeveria shqiptare nuk luajti as gishtin kundër raportit të Dick Marty, duke qenë një rezultante më fajtore se hartuesi i saj, për njollën që morëm.
Një Itali, e cila për hatër të stabilitetit dhe taposjes në brigjet lindore të Adriatikut të emigracionit, ka preferuar stabilitetin politik edhe në kurriz të lirive të shqiptarëve, politikë e cila do ishte e kuptueshme nga ne prej çdo fuqie të huaj, por jo nga ajo që shqiptarët e kanë zgjedhur si model. Aq më tepër që në konferencën e Berlinit të 1878-ës, vendi ynë, ende nën pushtimin otoman, u projektua si protektorat i fuqisë së sapolindur europiane. Mbase skërkat e Shqipërisë nuk janë aq ndjellëse sa nafta e Libisë; mbase jemi tokë e vështirë për t’u kultivuar dhe racë e sertë për t’u përpunuar; por ja që është edhe vendi ku italianët i duan më shumë dhe përpiqen t’i imitojnë në çdo gjë. Kjo mbase ka sjellë shpesh një shikim me pak ironi e nënvlerësim nga fqinji ynë perëndimor, dhe ndoshta me të drejtë, pasi paratë e hedhura për ndërtimin tonë, më shumë janë vjedhur se sa janë materializuar, por ja që nuk e meritojmë që kryeministri i saj të tallet me femrat tona ndërsa yni rrinte si guhak, dhe i njëjti kryeministër italian, t’i servilosej një beduini shkretëtire si Ghedafi, duke na bërë edhe neve që e duam gadishullin Apenin, të ndihemi keq.
Këto dhe shumë analiza, dyshime e kritika të tjera, i kam shprehur në faqet e medias, duke qenë gjithmonë në dyzimin nëse bëj mirë që flas, apo për hir të një modeli skolastik që shumë njerëz kanë për diplomatin, duhej të heshtja! A duhet të bëhesh palë me njerëz që paaftësinë mundohen ta shesin për luajalitet ndaj institucionit? Heshtjen e tradhtorit, si heshtje që të imponon profesioni? Unë dëgjova zërin e ndërgjegjes, duke vendosur të jem luajal. Personalisht kam vendosur të shoh përpara, nën moton e Aristotelit, që një ish-kolegia ime, në respekt të gjestit tim, ma tha këto ditë: “Kuraja është më e çmuara nga virtytet njerëzore, pasi është virtyt me të cilin mbron dhe të tjerët”. Le ta provojmë, që gjithsecili ta bëjë të vetën nga pak.
(GSH/BalkanWeb)