E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Censusi ka dështuar

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar dështimin e censusit. Sipas AK-së ky proces regjistrimi ka për qëllim të mbledhë të dhëna mbi të cilat shteti shqiptar të hartojë politika; ndërsa dy pyetjet e fundit, përkatesisht pyetjet 39 dhe 40 për etninë dhe fenë grumbullojnë të dhëna për politikat e vendeve fqinje.
“Nga të dhënat tona deri ani, 40% e qytetarëve kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve mbi kombësinë dhe fenë (refuzim i cili ka qenë i përgjithshëm ose i pjesshëm). Që nga sot tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe mbi fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar” ,theksohet në deklaratën e AK-së.
Aleanca Kuq e Zi thekson se shteti shpërfilli peticionin e firmosur nga shqiptarët dhe se censusi nuk është aspak transparent. Ndër të tjara për AK-në shteti përdori 13 milion euro për intersat e Greqisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›