E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Do të ketë arrestime në veri

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, deklaroi për mediat kosovare se përveç heqjes së barrikadave aksioni i ardhshëm në veri do të jenë dhe arrestimet.

Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale do të vihen para drejtësisë, tha Rexhepi. Sipas tij fletë-arrestet për personat e dyshuar janë gati dhe arrestimet do të bëhen në një kohë të shkurtër.

Në veri të Mitrovicës dhe në tre komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë, Leposaviç, Zveçan e ZubinPotok, Kosova nuk ka mundur të shtrijë autoritetin e saj kushtetues, prej më shumë se tre vjetësh që kur ka shpallur pavarësinë.

Në këtë pjesë banorët përfaqësohen nga njerëz që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka mbajtur ilegalisht në Kosovë dhe shërbimet publike bëhen nëpërmjet institucioneve publike të Serbisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›