Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët
Përveç reformave ekonomike në Greqi do të luftohet dhe ndaj emigracionit të paligjshëm. Ministri grekë i Punës Jorgos Koutroumanis, qeveria do të zbatojë masa të reja ndëshkimore për emigrantët e paligjshëm për të kufizuar mundësitë e tyre të punësimit.
Sipas rregullave të reja emigrantët do të marrin gjoba deri në 5 mijë euro dhe 6 muaj burgim, nëse kapen duke punuar pa dokumentacionin e duhur. Sipas statistikave të Ministrisë greke të Punës arka e shtetit pëson një humbje prej afro 8 miliardë eurosh nga pagesat e sigurimeve sociale, si rezultat i punësimit të emigrantëve të paligjshëm.
Ndërkohë që theksohet se në Greqi përllogariten rreth 500 mijë emigrantë të paligjshëm në marrëdhënie pune.