Rexhepi: Do të organizojmë zgjedhjet lokale në komunat serbe

Jemi duke punuar në shpërbërjen e strukturave paralele dhe integrimin e komunitetit serb në institucionet vendore, në mënyrë që ata të jenë pjesë e ekzekutivit kosovar. Siguria për të gjithë qytetarët e Kosovës është prioritet i angazhimit tonë dhe parakusht për vendosjen e rendit dhe qetësisë në tërë territorin, dhe në kuadër të kësaj ne do të angazhohemi për organizmin e zgjedhjeve në tri komunat me shumicë serbe, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në një intervistë për Kosovapress, ministri Rexhepi ka pohuar se shtrirja e autoritetit të policisë kufitare, doganave dhe gjyqësisë në veri të vendit, është ndër prioritetet kryesore të institucioneve të vendit.
“Në rend të parë duhet të vendoset siguria për të gjithë qytetarët nga strukturat të cilat kanë mandat dhe të shpërbëhen strukturat ilegale të sigurisë, ky është si parakusht, të vendoset rendi dhe ligji dhe pastaj në kuadër të pakos së Ahtisarit të mbahen zgjedhjet legale në tri komunat ekzistuese në veri, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Po ashtu në pjesën veriore pasi të themelohet komuna në veri, shpresojmë që ndoshta deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet lokale dhe ata të jenë partnerë të qeverisë”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka bërë të ditur se MPB-ja do të kërkojë nga Policia e Kosovës dhe misioni evropian për sundim të ligjit EULEX, që të angazhohen në kapjen e personave, të cilët kërkohen nga gjykatat, pasi besohet se ata persona mund të jenë të strehuar në veri.
“Natyrisht që kemi disa të dhëna, të cilat nuk janë qind për qind të verifikuara, por ka të tilla dyshime se njerëzit që kanë bërë krime në pjesë të tjera të Kosovës mund të jenë edhe në pjesën veriore, ku bashkëpunojnë me kriminelë të komunitetit serbë që janë në veri. Natyrisht ne kemi kërkuar edhe nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it që të marrin me seriozitetin më të madh, të bëjnë hulumtime dhe në rastin e duhur të bëjmë arrestimin e tyre dhe t’i sjellim para gjyqit”, theksoi ai.
Duke folur për listën me emra të personave të akuzuar për kinse krime lufte, të cilën autoritet e Serbisë e kanë dërguar në Interpol, Rexhepi ka deklaruar se kërkesat e Serbisë që bëhen përmes Interpolit janë të natyrës politike. Ai njoftoi se MPB-ja ka kërkuar nga Interpoli që të posedojë listën me emrat e të akuzuar për krime.
“Ne kemi dërguar një letër, përmes së cilës kemi kërkuar që të jemi të informuar për listën e njerëzve që ndiqen nga Interpoli, në mënyrë që ne të jemi më efikas që ata të mos kenë vend strehim në Kosovë dhe presim një përgjigje pozitive. Megjithatë përmes EULEX-it mund të kemi informata të tilla dhe shpesh ndodh që shtete të ndryshme kërkojnë ekstradimin e ndonjë personi që është i kërkuar nga Interpoli, për krime që kanë bërë në vendet tjera”, theksoi ministri Rexhepi.
Rexhepi ka thënë se Kosova tash për tash nuk e ka ligjin për ekstradim, mirëpo ka sqaruar se ky ligj është në procedurë e sipër dhe është domosdoshmëri, ndërkaq ka shtuar se Ministria e Drejtësisë deri më tani ka bërë dy apo dy tre raste të ekstradimit për në Zvicër e Austri.
Duke ripërsëritur faktin se menaxhimi i mirë i kufijve është parakusht për heqjen e regjimit të vizave, Rexhepi ka pohuar se deri më tani është bërë vetëm transferi i kompetencave në kufi me Shqipërinë, ndërkaq ka shtuar se janë duke u bërë përpjekje për marrjen e përgjegjësive për një pjesë të kufirit me Maqedoninë dhe definimin e demarkacionit kufitarë me Malin e Zi.
“Janë duke u bërë përgatitjet që deri në fund të vitit me Maqedoninë t’i rrisim kapacitetet tona dhe të marrim përgjegjësitë për një pjesë të kufirit. Nuk kemi kapacitete për tërë kufirin, për arsye se është shumë i gjatë, është relief i vështirë malor dhe me buxhetin që kemi ne nuk mund të rekrutojmë numër shumë të madh të policisë, mirëpo nga burimet e brendshme, apo pozicione të ndryshme i rekrutojmë në policinë kufitare. Po ashtu presim edhe me Malin e Zi sa më shpejt të merren këto kompetenca. Me Malin e Zi formalisht duhet të definohet edhe demarkacioni i kufirit, ndërsa me Serbinë edhe një kohë të gjatë kompetencat do t’i kenë KFOR-i, bashkërisht me policinë kufitare”, ka pohuar Rexhepi.
Ndër prioritetet e tij, Rexhepi ka përmendur edhe ngritjen profesionale të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se MPB-ja është përqendruar që të ngrit kapacitetet e shtyllës së hetuesisë, pasi sipas tij kjo do të ndihmonte edhe në luftimin e krimit.
“Natyrisht një prej prioriteteve të para në momentin që kur kam ardhur si ministër i Punëve të Brendshme është që të ngritët cilësia në disa shtylla që janë të domosdoshme. Në rend të parë në shtyllën e hetuesisë, ku janë arritur rezultate të mira, mirëpo ka hapësirë që edhe më tepër të pasurohet kjo shtyllë me ekspertë të lamive të ndryshme, qoftë të krimeve teknike, qoftë të krimeve ekonomike, në mënyrë që hetuesia të jetë sa më efikase dhe në ndërlidhje me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë, të rritet efikasiteti i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjitha formave të tjera të trafiqeve”, u shpreh ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e ka vlerësuar si të domosdoshëm edhe rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të policisë, por sipas tij një gjë e tillë duhet të harmonizohet me mundësitë buxhetore që ka ministria. /kosovapress/