Thaçi takohet me kryeministrin e Finlandës

(E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi i ka ftuar kompanitë finlandeze që të investojnë në Kosovë, duke theksuar se vendi ofron kushte dhe ambient të përshtatshëm për zhvillimin e biznesit.
Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë në Finlandë, është pritur sot nga homologu i tij, Matti Vanhanen, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet në rajon dhe raportet bilaterale në mes të dy vendeve.
Në takimin janë identifikuar fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët për zhvillim, sidomos në ato fusha ku Finlanda ka treguar një standard të lartë. Janë identifikuar fusha e ambientit, pylltarisë, bujqësisë dhe fusha të tjera, njofton Zyra e Kryeministrit, nëpërmes një komunikate shtypi.
Në takim është konstatuar bashkërisht se Raporti i Progresit për Kosovën që pritet të publikohet sivjet do të evidentojë progresin e shënuar në zhvillimin e proceseve pozitive në Kosovë.
Thaçi dhe Vanhanen kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe më pas takimi ka vazhduar me një drekë pune, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.
Kryeministri Hashim Thaçi thuhet se e ka njohur nikoqirin e tij finlandez me zhvillimet në rajon dhe me progresin që po shënon Kosova në ndërtimin e shtetit dhe paqes në rajon. “Kryeministri Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin finlandez për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën në kuadër të kontingjentit të KFOR-it; në misionin e Bashkimit Evropian EULEX dhe në kuadër të ICO-së”.
Në takim janë vlerësuar shumë lartë marrëdhëniet e deritanishme bilaterale dhe është shprehur gatishmëria dypalëshe për të vazhduar trendin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira dhe me interes reciprok.
Kryeministri Thaçi ka çmuar edhe për kujdesin që Finlanda ka treguar për qytetarët e Kosovës që ishin strehuar në këtë vend gjatë luftërave që u zhvilluan në rajon.
Kurse kryeministri finlandez ka vlerësuar arritjet e gjertanishme të Kosovës dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në procesin e integrimit të saj në strukturat euroatlantike.
Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas takimit, kryeministri finlandez është shprehur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar se Serbia, në këtë kontekst, është e obliguar që të zgjidhë problemet në raport me Kosovën.
Ahtisaari vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë
Ditën e parë të vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar me takimin që ka zhvilluar me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Marti Ahtisaari.
Takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me presidentin Marti Ahtisaari ka qenë i përzemërt dhe në një atmosferë tejet miqësore. Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur presidentin Ahtisaari me progresin që Kosova është duke e shënuar në procesin e shtet ndërtimit dhe konsolidimit të saj si shtet i pavarur.
“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësin e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtet ndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri ka vlerësuar lartë edhe angazhimin e të gjithë partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës për të quar përpara proceset dhe progresin në Kosovë, në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e Kosovës.
Presidenti Marti Ahtisaari ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj. Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin finlandez Matti Vanhanen dhe ministrin e Jashtëm, Alexander Stubb.