E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Dokumentat e Serbisë, jo në Kosovë

Dokumentet e reja të Serbisë, letërnjoftimet, patentat e shoferit dhe targat e regjistrimit, nuk janë të pranueshme në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se me ligjet e Kosovës, policia është e detyruar t`i konfiskojnë ato. Në një deklaratë për mediat kosovare, Rexhepi ka thënë se kanë konfiskuar dokumente biometrike serbe, pasi sipas tij, ato janë ilegale.

Ai ka shtuar se këto dokumente duhet të zëvendësohen me ato të Kosovës, të konfiskuara një ditë më parë.
 

Sipas tij, jo më larg se në datën 1 nëntor, të gjitha institucionet paralele serbe duhet të shuhen dhe të gjithë regjistrat dhe librat duhet të transferohet në juridiksionin e Kosovës.
 

“Nuk mund të ketë dy institucione të cilat lëshojnë dokumente në të njëjtin territor”, ka thënë Rexhepi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›