Qeveria hesht per shitjen e tankeve

Qe qeveria gjermane do te preferonte te mos e komentonte fare shitjen e tankeve gjermane Arabise Saudite kete e beri te qarte zedhenesi i saj Stefen Seibert. Per kete nuk do te behet deklarate tha Seiberti para gazetareve. Ne fund te fundit anetaret e Keshillit Federal te Sigurise jane te detyruar te respektojne direktivat per ruajtjen e sekretit.
Gjithcka krejtesisht dhe shume sekrete
Dhe keshtu u fol te merkuren 07.11. ne oren e pyetjeve te Bundestagut per kete teme. Qeveria dergoi politikanin e FDP-se Hans Joachim Otto sekretar shteti ne ministrine e Ekonomise. Ndonje minister federal nuk e mori fjalen. Otto-ja kishte per detyre qe per me shume se nje ore te mbrohej nga te gjitha pyetjet. Per shkak te detyrimit per ruajtjen e sekretit qeveria nuk mund te marre qendrim ndaj raporteve te shtypit per gjoja vendime tha ai. Ajo qe dihet deri tani nga informacionet e shtypit Gjermania do ta furnizoje regjimin autoritar te Mbreterise se Arabise Saudite me 200 tanke luftarake te tipit Leopard. Pra do te furnizohet nje regjim i cili gjithsesi mori pjese ne shtypjen e protestave ne vendin fqinj te Bahreinit. Ne qarqet shume te permendura qeveritare nderkohe u konfirmua te pakten qe Keshilli Federal i Sigurise dha javen e kaluar aprovimin e tij per kete biznes.
Nje partner i rendesishem
Sekretari i shtetit Otto terhoqi vemendjen ne Bundestag se Arabia Saudite ka marre edhe me pare armatime nga Gjermania. Per kete ekzistojne interesa masive te politikes se sigurise ne fund te fundit Arabia Saudite eshte nje partner i rendesishem ne lufte kunder terrorizmit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i shtetit ne Ministrine e Ekonomise Otto sqaron Bundestagun
Opozita nuk u tregua e kenaqur me kete. Kryetari i Partise Socialdemokrate Gjermane Sigmar Gabriel e akuzoi koalicionin se ka shkelur ligjin. Se ai shkel direktivat per eksportet e armatimit ne baze te te cilave nuk duhen furnizuar me arme vende qe shkelin te drejtat e njeriut. Kancelares gjermane dhe ministrit te saj te Jashtem i mungon guximi i sqarimit te opinionit ne kete ceshtje. Kancelarja Merkel beri thirrje pak dite me pare qe te mbeshteten levizjet arabe per demokraci. Ky nuk eshte gje tjeter vetem patos bosh kritikoi Gabrieli. Parate me sa duket jane me te rendesishme se demokracia tha ne parlament kryetari i Grupit Parlamentar te te Gjelberve Juumlrgen Trittin. Ai e akuzoi ministrin e Jashtem Westerwelle se politika e tij nuk drejtohet nga vlerat. Furnizimi me tanke i demton interesat gjermane. Prandaj qeveria gjermane duhet ta terheqe aprovimin per shitjen e tankeve tha Trittini.
Furnizimi me 200 tanke ne baze te informacioneve te korrespondenteve do te kishte qene biznesi me i madh i armeve i bere ndonjehere me Arabine Saudite. Ekspertet mendojne se biznesi i ri ka nje vlere prej 17 miliarde eurosh. Tanket do te ndertohen nga koncernet gjermane te armatimit Kraus-Maffei Wegmann dhe Rheinmetall. Ato mbeshteten nga disa uzina te tjera qe furnizojne pjese kembimi.
Autor Marko Langer/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj