E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Gramoz i dashur, duhet të të mund

Nga  Bashkim SHALA

Mbrojtesi kolonjar i Kukësit, Klaudio Rexhepi, respekton ish-ekipin dhe ish-trajnerin e tij, Qirjako

Fitorja në transfertë me Gramshin, por edhe shpërblimi që futbollistët e Kukësit kanë marrë për të, kë bërë që të rritet optimizmi për një tjetër 3-pikësh në ndeshjen me Gramozin. Kukësi luan në fushën e tij, ku der tani ka dy fitore, ndaj dhe shanset për të ecur me këtë ritëm janë të mëdha. Mbrojtësi kolonjar, Klaudio Rexhepi, i cili për 5 sezone ka luajtur me Gramozin, prej më shumë se një viti është titullar te Kukësi. Ai e pret më shumë emocion, por edhe me përgjegjësi ndeshjen e nesërme, pasi do të përpiqet të mundë ish-ekipin e tij.

Emocione Kam luajtur me Gramozin jo pak, por 5 vjet. E pres me shumë emocion këtë ndeshje ndaj bashkeqytetarëve të mi dhe ndaj profesorit tim, Ilir Qirjakos. Por mes emocioneve është edhe dëshira për të fituar, pasi prej më shumë se një viti mbroj ngjyrat e Kukësit. Këto gjëra janë pjesë e futbollit dhe për këtë besoj se do të kem mirëkuptim të plotë nga futbollisët e Gramozit dhe profesor Qirjako. Është një ndeshje që më ngarkon me përgjegjësi para sportdashësve kuksianë, – shprehet për Sportin shqiptar mbrojtësi Rexhepi.

Njohja Titullari i Kukësit thotë më tej se ka vlerësime për sulmin e Gramozit, lojën e të cilit e njeh mirë: Njohja e lojës së Gramozt do të më ndihmojë për kryerjen e detyrave si mbrojtës. Besoj se do ta kryej si duhet detyrën time, nëse do të më besohet në këtë ndeshje nga trajneri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›