Rexhepi: Kosova, nuk është vend që gjeneron krizë
Kosova nuk është një vend që gjeneron krizë dhe strehon kriminelë. Kështu deklaroi nga Shkupi, ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, pas takimit me kolegen e tij maqedone, Gordana Jankullovska. Zoti Rexhepi theksoi, se Kosova është e përcaktuar për të instaluar vlera europiane. Vizita e Rexhepit, në Maqedoni zhvillohet pas përleshjes së armatosur në Radushë, ku forcat maqedone vranë 4 shqiptarë, njëri prej të cilëve nga Kosova.