Rruga drejt pushtetit

Kryeministri i ri i Britanisë, David Cameron, është njeriu që udhëhoqi konservatorët në fushatën për të rimarrë pushtetin pas 13 viteve. Por, përshtypjet për të janë nga më të ndryshmet. Ai është përpjekur shumë ta paraqesë veten si një udhëheqës vizionar me ide të reja dhe moderne, por prejardhja e tij nga klasa e pasur dhe shtresa e privilegjuar britanike e ka bërë gjithmonë objekt kritikash, si njeri që nuk përfaqëson pikëpamjet dhe interesat e masës.
Është vështirë të krijosh një përshtypje të saktë për David Cameronin thjesht duke lexuar shtypin britanik. Një gazetë britanike publikoi një portret të tij me ngjyra kaltër e kuq, të ngjashme me portretin e Barack Obamës, me fjalët “Shpresa Jonë e Vetme”. Një tjetër publikoi një fotografi të tij nga vitet e rinisë, duke e portretizuar si një i ri i pasur, i shkolluar në Oksford.
Cameron është një britanik modern, i sofistikuar, i cili është përpjekur ta paraqesë veten si i përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe si një njeri i thjeshtë, i cili shkon në punë me biçikletë.
Por, ai është prodhim i shkollës së mesme më elitare të Britanisë, Eton, dhe i Universitetit të Oksfordit si dhe është martuar me të bijën e një aristokrati.
43-vjeçari David Cameron është kryeministri më i ri në afro 200 vjet – disa muaj më i ri se Tony Blair, kur ai e mori përsipër funksionin e kryeministrit në vitin 1997.
Por, mosha e re përbën një kontrast të madh me suksesin e tij politik në krye të konservatorëve, për t’i nxjerrë ata nga humbëtira ku përfunduan pas fitores dërrmuese të Tony Blairit 13 vjet më parë. Ai arriti ta zhvendoste boshtin ideologjik të partisë drejt qendrës, duke mbështetur politika më gjithëpërfshirëse, tema në mbrojtje të mjedisit dhe një ndjenjë të përgjithshme sensibiliteti modern.
Ai ka rekrutuar më shumë gra dhe pakica, ka deklaruar hapur përkushtimin e tij për punën në shërbim të publikut dhe i ka nxjerrë konservatorët nga hija e Margaret Thacherit, udhëheqësja që polarizoi opinionin publik britanik gjatë qeverisjes së saj në vitet 80-ta.
Cameron ka punuar prej vitesh për ngjitjen e tij politike. Fati ka luajtur një pjesë të rëndësishme në suksesin e tij, pasi ai u fut në politikë në një kohë kur britanikët po lodheshin nga laburistët që mbanin pushtetin që nga viti 1997 dhe kishin udhëhequr vendin në kohën e krizës më të rëndë ekonomike në disa dekada. Ai kishte punuar për disa vjet për Partinë Konservatore para se të bëhej anëtar i Parlamentit në vitin 2001. Në ato momente konservatorët ishin të mbërthyer në konflikte të brendshme lidhur me politikat më të mira në përgjigje të Tony Blairit. Ai filloi menjëherë të fliste për ndryshimin e tonit të partisë në përpjekje për të rritur bazën konservatore.
Kur udhëheqësi konservator, Michael Howard, dha dorëheqjen në vitin 2005, pas humbjes së tretë radhazi të partisë, Cameroni shfrytëzoi momentin dhe arriti të marrë në dorë udhëheqjen. Ai iu fut menjëherë punës, duke ndryshuar emblemën e partisë me një imazh më neutral të një peme të gjelbër në një sfond të bardhë. Ai filloi një fushatë agresive për të tërhequr të rinj të arsimuar nga raca e origjina të ndryshme, për të zëvendësuar armatën e vjetër konservatore në Dhomën e Komunave. Fushata zgjoi rezistencë dhe kritika të forta. Disa vunë në pikëpyetje ideologjinë e tij, duke rezultuar në një eksod anëtarësh për në Partinë e Pavarësisë, e cila kërkon tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Nga e majta e spektrit politik britanik dëgjoheshin komente skepticizmi se ndryshimet ishin thjesht kozmetike dhe se konservatorët nuk mund të ndryshonin rrënjësisht. Ata vunë në shënjestër deklaratat e tij për mbrojtjen e mjedisit dhe praktikën e tij për të shkuar në punë me biçikletë, ndërkohë që këpucët e zyrës ia sillte shoferi me makinë.
Por, ajo që e veçon David Cameronin është aftësia e tij për të ruajtur gjakftohtësinë përballë provokimeve të tilla. Ajo u shfaq qartë gjatë fushatës zgjedhore në debatet me kryeministrin Brown. Këto përpjekje i dhanë David Cameronit dhe konservatorëve numrin më të madh të votave, por gjithsesi jo shumicën e nevojshme, duke e bërë të domosdoshëm koalicionin me liberal-demokratët e qendrës së majtë, një kombinim që pritet të sjellë plot peripeci në politikën britanike.
Zgjedhja e Cameronit, 43-vjeçar, sjell në rezidencën e kryeministrit britanik një fytyrë të freskët, një çift të ri me dy fëmijë të vegjël, ndërkohë që David dhe Samantha Cameron presin edhe fëmijën e tyre të tretë në shtator.
(VOA)