E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, tension në Bankok. Protestues në rrugë

Tension dhe viktima në rrugët e kryeqytetit të Tailandes pas vrasjes se liderit kryesor te levizjes anti qeveritare. Kështu njoftojnë agjensitë ndërkombëtare të lajmeve të cilat kanë publikuar edhe disa filmime amatore ku shfaqen disa trupa të pajetë në pjesën jugore të Bangkokut, në parkun “Lumpini” ku dhe ishin tubuar me mijëra protestues.

Ndërkohë, situata e nderë që ka përfshirë Tajlandën ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe të mbyllin përfaqësitë e tyre në këtë vend. Hapi i Londrës dhe Uashingtonit pritet të ndiqet edhe nga vendet e tjera perëndimore.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›