Bangkok/ Protesta antiqeveri, plagosen 2 gazetarë të huaj
Tashmë ka degjeneruar në dhunë situata në Bangkok ndërmjet ushtarakëve dhe manifesteusve antiqeveritarë, ndërmjet " kemishave të kuqe , përkrahës të ish kreyministrit Thaksin Shinaëatra, sot në mërgim, që kërkojnë dorëheqjen e kreut aktual të qeverisë Abhisit Vejjajiva si dhe zgjedhje të reja në vend. Ushtria tailandeze po avancon kundër bllokut të organizuar nga këmishat e kuqe në Suan Lium. Ka patur edhe të shtëna me armë zjarri ndërsa është perdorur edhe gaz lotsjellës. Qendra e Bangkokut është izoluar thuajse tërësisht nga prania e ushtarakeve ndërsa është ndërprererë edhe elektriciteti. Në qendër të Bankogku, prej javësh janë stacionuar protestuesit antiqeveritarë, ose kemishëkuqtë.
Gjatë protestave më të fundit , raportohet se janë plagosur edhe të paktën dy gazetarë të huaj, një prej të cilëve eshte qëlluar në këmbë me plumb. Sipas CNN nga trazirat besohet se bëhet fjalë edhe për një të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.
Nga 12 marsi i këtij viti 30 persona janë vrarë e qindra të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve. Manifestuesit kanë djegur një automjet të policisë. Në vijim , ushtria ka bërë të ditur se nuk ka qenë ajo që ka qëlluar kundër gjeneralit Khattiya Saëasdipol, lideri i protestës antiqeveritare, gjatë natës, i plagosur rëndë në kokë. Të enjten gjendja në vend përshkallëzoi sërish. Si pasojë e incidenteve të dhunshme midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve, ka humbur jetën dje të paktën një opozitar.