Rexhepi: Serbët kanë plagosur disa policë në Mërdare

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa policië janë plagosur ndërsa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Mërdare.
Ministri Rexhepi tha policiët janë plagosur me gurë nga një grup serbësh ndërsa shtoi se edhe pse la pasur shtëna armësh, nuk ka të plagosur me armë mes punonjësve të policisë.
“Kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizante futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë plagosje disa policë, kryesisht bëhet fjalë për plagosje me gurë. Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën serbe", theksoi ai.
Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.
Grupet e serbëve që vijnë nga Serbia, shënojnë 623 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës, ditë kjo e cila te komuniteti serb njihet si Vidovdan.