Zjarret në SHBA, evakuohen 32 mijë persona nga Kolorado

“Deri këtë pasdite, ne jemi përpjekur për të shuar zjarrin në pyll, por që prej kësaj kohe ai ka hyrë në zonat në veriperëndim të qytetit. Askush nuk priste që kjo të ndodhte'', deklaroi Stiv Bech, kryetari i Bashkisë së Kolorado Springs, për stacionin televiziv “KDVR-TV”.
Zjarri i quajtur ''Waldo Canyon Fire'', shpërtheu të shtunën dhe është bërë menjëherë shumë i rrezikshëm, pasi ka djegur shumë shtëpi të ndodhura në zonat pranë vatrave të zjarrit.
Dje, erët e forta, kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 32 mijë personave, sipas shifrave të Bashkisë.
/Start/E.G/
2012-06-27 19:21