E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbe: Plagosen 13 serbë në Merdare

Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup serbësh që ishin nisur me autobuz për në Gazimestan, për të shënuar festën e Vidovdanit.Sipas njoftimeve, në spitalin e Kurshumlit janë dërguar 13 të plagosur.
 

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviç i cili ka deklaruar se dhjetë serbë kanë plagë me armë zjarri, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga plumba gome apo plumba të vërtetë. “Në përgjithësi janë plagë të rënda, prandaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviç.

Më herët, Policia e Kosovës, ka kthyer nga Mitrovica një grup serbësh në Merdare, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë. Personat ishin pjesë e grupit marshues të Vidovdanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›