Rexhepi: Serbët të votojnë me postë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Serbia nuk mund t`i organizojë në Kosovë.
"Zgjedhjet e organizuara nga Serbia janë zgjedhje ilegale. As nuk i mbështesim e as nuk i lejojmë”, ka thënë Rexhepi për B92.
“Por, për shkak të dyshtetësisë, në qoftë se ata duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që nuk e prekin Kosovën, kanë dy opsione:: ose përmes postës, ose përmes komunitetit ndërkombëtar" ka shtuar më tej ai.