E Shtunë, 31 Tetor 2026

San Su Ki fiton vende në Parlament?

Anëtari i lartë i Ligës Kombëtare Demokratike Tin Ou tha se të dhënat jozyrtare të partisë tregojnë se laureatja e Çmimit Nobel ka fituar 82 për qind në zonën elektorale të Kavmusë.

Statistikat nuk janë zyrtare dhe komisioni zgjedhor pritet t’i bëjë publike rezultatet më vonë.

Zgjedhjet e së dielës, që do të plotësojnë vendet e zbrazëta në legjislativin 664-anëtarësh, janë parë si ndër më të lirat në dekada në Birmani dhe vijnë pas reformave disa mujore të ndërmarra nga qeveria e mbështetur prej ushtrisë.

Por kjo nuk do të ndryshojë bilancin e pushtetit në vend, që vazhdon të kontrollohet nga zyrtarët ushtarakë në pension.
/Start/

                                                                                             2012-04-01 16:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›