E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Bollano, bllokimi i Shqiperise

“Eshte kerkuar ratifikimi i MSA dhe integrimi europian i Shqiperise”. Keshtu ka deklaruar disa dite me pare Vasil Bollano, i cili nuk shquhet per sinqeritet politik.

Por kete radhe kane qene vete deputetet greke te ekstremit te djathte qe kane zbuluar genjeshtren e radhes se kreut te bashkise se Himares.

Kryetari i Omonias ka kerkuar permes nje memorandumi ratifikimin e Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit nga Parlamenti i vendit fqinj, por me disa kushte te cilat duhet t’i imponohen Shqiperise nga shteti grek.

“Patjeter qe jemi te informuar. Doja te deklaroja se jemi dakort me letren e Omonias drejtuar Parlamentit grek, e cila i kerkon vendit tone te kushtezoje ratifikimin e MSA-se me plotesimin e nje sere kerkesash qe Omonia ka bere. Qe Shqiperia te hyje ne NATO duhet te plotesoje nje sere kushtesh, midis te tjerash dhe ato te minoritetit grek qe jeton atje”.

Kushte qe ne fakt zbulojne hapur tentativen e tij per te rikthyer ne qender te perplasjeve mes dy vendeve te ashtuquajturin Vorio Epir.

Ne te vertete, ne memorandumin drejtuar Parlamentit grek, kreu i Omnias Vasil Bollano kerkon ratifikimin e MSA me Shqiperine por me disa kushte, qe jane njohja nga shteti shqiptar te Sarandes, Himares, Delvines, Korces e Gjirokastres e 99 fshatra rreth tyre si zona minoritare.

Per me teper kerkohet ndryshimi i kuadrit ligjor te Shqiperise ne nje menyre qe te lejoje bashkimin e gjithe kesaj zone ne jug ne nje periferi te organizuar administrativisht ne bazen e nje organi qe merr vendimet nga vete qytetaret, pra e thene ndryshe, autonomi.

Te mos vazhdohet ushtrimi i politikes se centralizimit te pushtetit qe drejtohet nga qeveria e Tiranes. Me fjale te tjera, kerkohet krijimi i nje njesie administrative te vetme, me autonomi nga pushteti qendror ne Tirane.

Kushtet e vendosura pranohen edhe nga deputeti i partise ekstreme te djathte greke, Thanasis Plevris. “Partia jone mendon se tashme jane plotesuar kushtet qe shteti shqiptar t’i shikoje kerkesat e grekeve qe jetojne aty, pra ne kete kontekst duhet qe palet te ulen te dialogojne per te gjetur nje zgjidhje”, ka pohuar Plevris.

Por deputeti Plevris shpalos nje tjeter objektiv te grekeve ne jug te vendit, ate te pronave ne Himare dhe gjithe bregdetin. Por edhe ceshtjen e varrezave te ushtareve greke.

“Ne duam zgjidhje per nje sere ceshtjesh te vorioepirioteve, por me kryesore eshte ceshtja e pronave ne Himare dhe bregdet. Ne duam qe palet te zgjidhin keto probleme ne qetesi dhe pa ekstremizma, te cilat ne rradhe te pare do t’i sherbejne Shqiperise”, ka shtuar Plevris.

Nje nga ceshtjet me te debatuara te pronesise qe prej vitit 2004, eshte ajo e Kakomese, ku “Klab Med” kerkon te ndertoje nje prej resorteve me te medha turistike ne Mesdhe. Kerkesa u prit me protesta ate vit nga banoret e zones. Por Partia Demokratike me ardhjen ne pushtet ndryshoi qendrim.

Ndersa ne 2004 ajo mbeshteste protesten, dy ministrat e saj te turizmit kane pohuar se “Klab Med” duhet te ndertohet. “Ajo toke nuk iu njoh banoreve te fshatit Nivic dhe “Klab Med” mund te investoje”, ka deklaruar deputeti Bujar Leskaj.

Nderkohe qe ministri i Turizmit, Ylli Pango ne nje prononcim per “Top Story” u shpreh: “Zoteruesit e tokes nuk e zoterojne ate. S’ka pse ky projekt te mos realizohet”.

Gjykata ka vendosur se pretendimet e pronesise se banoreve nuk qendrojne. “Eshte arsyetimi me banal ne historine e gjyqesorit. Kjo toke ka qene e jona”, shprehet Vladimir Kumi.

Shume analiste besojne se pertej protestes se banoreve, mund te kete interesa qe kapercejne kufijte e Shqiperise, ashtu sic edhe vertetohet ne deklaratat e deputetit te djathte Plevris.

“Ceshtjet e pronave me pare i kane zgjidhur te gjitha vendet e lindjes perpara aderimit te tyre ne Aleance dhe Bashkimin Europian, ndaj perderisa vendi juaj po ecen drejt kesaj rruge eshte momenti t’i plotesoje keto kritere. Ne e kushtezojme aprovimin tone te MSA-se me hapa konkrete ne kete drejtim dhe pastaj te ndihmojme. E thene ndryshe te marrim dhe pastaj te japim, jo sic kemi bere deri tani. Ne kerkojme vepra e jo fjale”, eshte shprehur Plevris.

Kjo kerkese eshte perseritur edhe ne takimin e para pak diteve me Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon. “Nuk ndikohem fare nga keto sepse kjo eshte nje ceshtje e paster e pronesise dhe eshte e drejta e komunitetit te dije se cfare do te ndertohet ne te. Pronesia brenda territorit shqiptar eshte teresisht shqiptare”, thote Vladimir Kumi.

Por deklaratat e deputetit Plevris nxjerrin ne kete menyre hapur ate qe eshte objektivi i Omonias dhe drejtuesit te saj Vasil Bollano. Njeriut qe edhe me pare ka marre persiper te sfidoje shtetin shqiptar.

“Omonia ka kerkuar ratifikimin e MSA dhe integrimin e vendit, por njekohesisht kerkon qe problemet e konstatuara qeveria t’i plotesoje ne menyre te natyrshme”, eshte shprehur Bollano.

Pavaresisht qendrimit te dyfishte te zotit Bollano, gjithcka hidhet poshte nga deputeti grek, i cili mjaft qetesisht ka bere nje pohim te forte persa i perket kerkesave te Omonias dhe pronave te vorio-epirioteve, duke theksuar se shteti grek kete here pret te marre me pare e me pas te jape “OK” per ratifikimin e MSA.

Bollano edhe kete here eshte kthyer ne zedhenesin e pjeses me ekstreme te politikes greke, asaj pjese qe ende funksionon me MEGALIDENE.

Por natyrisht plani shovinist tani eshte perfeksionuar. Duke perdorur vegla shqiptare qellimi mbetet po ai: bllokimi i zhvillimit te Shqiperise, i ekonomise, turizmit dhe integrimit te saj ne Europe.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›