Provimi me zgjedhje, përmbyllet testi i fundit i maturantëve

Maturantët i kanë dhënë fund provimeve te maturës. Pas 2 provimeve të para, ai i lëndëve me zgjedhje mbylli kapitullin e Maturës Shtetërore. Mbi 44 mijë maturantë i janë nënshtruar këtij testi me 20 pyetje për secilën lëndë. 3 orë kanë mjaftuar që maturantët ti përgjigjen pyetjeve dhe pas daljes nga shkolla kanë dhënë vlerësimin e tyre për nivelin e testit. Për pjesën më të madhe të lëndëve të dhëna maturantët janë shprehur se i njihnin cështjet e trajtuara, ndërsa angishtja u është dukur e vështirë.
Ndërsa ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të inspektuar provimin. Në shkollën "Ali Myftiu" të këtij qyteti Ministri përcolli urimet për maturantët. Ministri është shprehur optimist dhe ka inkurajuar maturantët se me kuotat universitare të miratuara, 70 % e maturantëve kanë mundësi që të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë dhe pjesa tjetër part-time.
Maturantët janë në pritje të marrjes së vlerësimit te provimit të matematikës, rezultatet e të cilit pritet të dalin ditën e dielë në web mash.gov.al. Që një maturant të marrë diplomën e maturës dhe të jetë kandidat për student duhet të marrë notë kaluese në provimet e detyruara dhe në atë me zgjedhje.