Rexhepi i quan të pandershme deklaratat e Komisionit për Siguri

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i hedh poshtë kritikat e disa prej anëtarëve të Komisioni për Siguri dhe Punë të Brendshme, kinse për injorim të këtij komisioni.
Përmes një komunikate për media, Ministri Rexhepi sqaron për opinionin se ka qenë çdoherë i gatshëm të raportojë në kohë optimale për të gjitha rastet kur ka pasur ftesë nga Komisioni për raportim për fushat e përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Rexhepi vlerëson se është e pandershme që anëtarë të këtij komisioni të bëjnë deklarata të tilla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shprehet i gatshëm që t’i përgjigjet përgjegjësive institucionale për raportim para komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme. /Indeksonline/