Vritet pronari i një këmbimoreje në Shkup

Pronari i një këmbimoreje është gjetur i vdekur mbrëmë në lagjen Draçevë të Shkupit.
Sipas policisë bëhet fjalë për Z.S, 55 vjeç, pronar i këmbimores “Zoki Trejd”.
Ai u gjet i vdekur para këmbimores së tij në lagjen Draçevë, raporton ina. Sipas policisë, trupi i viktimës në gjendje kome dhe goditje në kokë u gjet nga një kalimtar rasti.
Pas kontrollit të gjendjes së tij shëndetësore më pas u konfirmua vdekja e tij.
MPB bëri të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti./Indeksonline/