E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhina e ka seriozisht me Taren

ASA (Albania Sport Agency) - Igli Tare sezonin e ardhshëm mund të luajë për Rexhinën dhe jo për Lacion. Rexhina është duke kërkuar një përforcim për repartin ofensiv.
Kalabrezët janë duke zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm dhe elementi që po dallohet me shumë nga të gjithë është Rolando Bianki, i cili ka shënuar 16 gola dhe ndiqet nga klube të rëndësishme.
Për këtë shoqëria kalabreze është duke ndjekur nga afër situatën që po përjeton sulmues shqiptar në kryeqytet dhe sipas burimeve të besueshme, të cilave u referohet siti italian sportal.it, Rexhina është fort e interesuar për të veshur me të kuqe Taren.
33-vjecari shqiptar është aktualisht në forcë me Lacion, por në këtë sezon nuk ka gjetur hapësirën e duhur. Sipas sitit italian tratativa ka mundësi të mira për t'u realizuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›