E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë rekord, 5.5 milionë stërlina

ASA (Albania Sport Agency)- Skuadra angleze e Premier Ligës, Uest Ham u gjobit me 5.5 milionë stërlina angleze në lidhje më nënshkrimin e Karlos Tevez dhe Havier Masekarono. Klubi anglez u gjobit për shkelje të rregullores Premiership së transferimit të lojtarëve. Uest Ham ndodhet në vendin e 19-të në kampionatin anglez, tri pikë larg sigurisë matematikore së shpëtimit nga rënia kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga përfundimi i kampionatit anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›