E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, “serial killeri” i Partizanit

ASA (Albania Sport Agency)- Trajneri i Teutës, Sulejman Starova, mund të shndërrohet në një "serial killer" për ish-ekipin e tij Partizanin, që të mërkurën e kaluar e eliminoi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Teuta e Partizani do të përballen të shtunën në "Niko Dovana (ora 16:00) për herë të dytë brenda katër ditësh, në një sfidë shumë të rëndësishme vecanërisht për formacionin e trajnerit Lika, që do të përcaktojë dhe kahun e lëvizjes europiane të Partizanit, drejt Kupës UEFA (pak mundësi) apo Kupës Intertoto ( potencialisht e diskutueshme).
Edhe pse në katër përballjet direkt të këtij sezoni (2 në kampionat + 2 në Kupë) Partizani nuk ka humbur anjëherë me Teutën (1 fitore dhe 3 barazime) të kuqtë mbërrijnë në Durrës me një moral të dyzuar, ku pesha e elimiminit nga Kupa e ka rënduar së tepërmi gjendjen psikologjike në kampin e kuq.
Dy ekipet ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 54 dhe ndajnë vendet 3-4 në bazë të golaverazhit më të mirë të kuqve (+18) kundrejt + 11 të Teutës.
Teuta, që të mërkurën fitoi për herë të nëntë vendin e finalistet në Kupës së Shqipërisë, synon rezultat pozitiv me Partizanin, ndaj të cilit në shtëpi ka marrë dy barazime, por pa shënuar gol. Golashënuesi më i mirë i Teutës, Daniel Xhafaj (16 gola), i cili është në duel me kryesuesin e Tiranës, Vioresin Sinani (19 gola) për "Këpucën e artë", pohoi për mediat sportive se ekipi i tij, pervec fitimit të Kupës (në finale me Besën) lufton dhe për vendin e dytë, që e synojnë tri ekipe: Vllaznia, Partizani dhe Teuta.
Partizani do të vuajë për shkak të kartonave mungesën e mbrojtësit të fuqishëm Rrahman Hallaci, autori i golit të parë në fitoren 2-0 me Apoloninë, ndërkohë që Teuta nuk ka asnjë lojtar të pezulluar.
Rikthimi i mesfushorit Elis Bakaj (mungoi edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës) i jep më shumë besim trajnerit Lika për të synuar fitoren e shtatë radhazi në kampionat, kësaj radhe në fushën e Teutës, që në 14 javët e para në "Niko Dovana" nuk ka humbur asnjë takim (9 fitore, 5 barazime) duke vendosur edhe një rekord ekipor.
Derbi i tretë, kolorit bardhe e blu
Tirana synon fitoren e tretë radhazi me Dinamon në këtë sezon, kur dy të parat kundër "Bluve" i ka fituar me rezultatin e njëjtë 2-1. Golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shkodran Vioresin Sinani, i cili ka dy ndeshje pa shënuar, kërkon golin e 20 personal në kampionat. Kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat, Tirana, që fitoi një ndeshje të dyshimtë në Elbasan (2-1) ndodhet pesë pikë para tri ndjekësve të saj dhe është afër fitimit të titullit të 23-të saj. Dinamo vjen në derbin me rekordmenen shqiptare pas katër humbjeve radhazi.
Shansi i fundit
Apolonia do të luajë shansin e fundit të mbijetesës në Kategorinë Superiore. Skuadra fierake që pozicionet në vendin e fundit do të presë në "Loni Papuciu", Kastriotin e vendit të 9 që ka shtatë pikë më shumë se skuadra e Andrea Markos.
Beteje pa shikues
Luftëtari, që në gjashtë ndeshjet e fazës së tretë ka marrë vetëm një pikë do të përballet në shtëpi me Flamurtarin, që tashmë ka siguruar qendrimin në Superligë. Ndeshja në "Gjirokastra" do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

---------------------------
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
E shtunë, 28 prill, ora 16:00

TIRANA-DINAMO, P.Lapi
VLLANZIA-BESA, K.Meta
TEUTA-PARTIZANI, B.Pashaj
SHKUMBINI-ELBASANI, A.Janku
LUFTËTARI-FLAMURTARI, B.Breshanaj
APOLONIA-KASTRIOTI, E.Dobi

1 Tirana 60 18 6 4
2 Vllaznia 55 16 7 5
3 Partizani 54 16 6 6
4 Teuta 54 15 9 4
5 Besa 40 11 7 10
6 Elbasani 36 10 6 12
7 Dinamo 35 10 5 13
8 Flamurtari 32 9 5 14
9 Kastrioti 29 7 8 13
10 Shkumbini 28 8 4 16
11 Luftëtari 23 6 6 17
12 Apolonia 22 6 3 18

Të pezulluarit: Kaci (Elbasani), Dibra (Luftëtari), Shoshi (Apolonia), Behari (Flamurtari), Hallaci (Partizani), Caca (Kastrioti), Gjata (Shkumbini).

KATEGORIA E PARË
JAVA 24
E shtunë, 28 prill, ora 16:00

BILISHTI-TURBINA, A.Nasse
SOPOTI-PORGRADECI, Sh.Guce
TEPELENA-LACI, A. Kastrati
TOMORI-SKËNDERBEU, A.Lulaj
LUSHNJA-ERZENI, E.Sino
GRAMSHI-BESËLIDHJA, M. Metohia
BURRELI-ADA (Nuk luhet)

1 Skënderbeu 50 15 5 2
2 Besëlidhja 45 13 6 2
3 Turbina 42 13 3 5
4 Lushnja 39 12 3 6
5 Laci 34 9 7 7
6 Erzeni 29 9 2 10
7 Tepelena 25 7 4 10
8 Gramshi 25 8 1 12
9 Pogradeci 27 8 0 13
10 Sopoti 22 6 4 11
11 Bilishti 20 7 2 12
12 Ada 18 5 3 14
13 Tomori 17 5 2 14
14 Burreli 0 0 0 0

Të pezulluarit: Pengu (Bilisht Sport), Jahaj (Pogradeci), Arberi (Tomori), Smajli, Roshi, E. Gega (të tre të Besëlidhjes), A.Gega (Gramshi), Xhagalliu, Xhafa, Dhima (të tre të Lushnjës), Metaj, Cela (të dy të Turbinës).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›