Kloze komploton me Bajernin

ASA (Albania Sport Agency)- Sulmuesi i Verder Bremenit, Miroslav Kloze është parë në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Bajernit, Uli Hënes dhe trajnerin Otmar Hitcfeld në një hotel te Hanoverti, duke i dhënë mundësi shtypit gjerman të spekulojë mbi të ardhmen e lojtarit. Kloze, golashënuesi më i mirë i Botërorit 2006, ka një kontratë të vlefshme me Verderin deri në vitin 2008. Për Klozen interesohen edhe klube spanjolle e italiane. "Unë nuk mund ta imagjinoj që Miro të shkojë te rivalët tanë të Bundesligës", - tha drejtori sportiv Klaus Allofs. Shanset e Bajerni i Munihut janë të pakta për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve ku ata marrin pjesë prej 11 vitesh rresht.
Kloze, 28-vjec, po kalon një krizë shënimi me Verderin, që humbi të enjten ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës UEFA në transfertë me Espanjolin me rezultatin e thellë 3-0.