Masakër në Durrës, Dritan Dajti vret 4 punonjës policie
Dritan Dajti strehohej në afërsi të këtij plazhi së bashku me dy miq të tij të ngushtë. Mbi Dritan Dajtin rëndojnë një mori akuzash, si vrasje dhe rrëmbime.
Ai ishte arratisur disa vjet më parë nga gjykata e Tiranës. Burime të pakonfirmuara nga polica thanë se gjatë thirrjes për t'u dorëzuar, Dajti ka qelluar me armë skuadrën e policisë duke shkaktuar vdekjen e katër policëve dhe të një personi tjetër.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur rëndë edhe vetë autori i tragjedisë, Dritan Dajti. Autori ndodhet në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë, në vendngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët nga të dhënat e fundit janë jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policore si edhe ato RENEA janë nisur me urgjence drejt vendit të ngjarjes. Edhe drejtori i Përgjithshëm Ahmet Prenci ndodhet në vendin e ngjarjes duke marrë drejtimin e hetimeve policore.
(Ora 15:29) - Emri i njërit prej policëve të vrarë është Fatos Xhani, 38 vjeç, efektiv i operacioneve speciale.