Rezart Taçi pranë blerjes së skuadrës spanjolle të Malagas
Sheikët e Malagas duken të dorëzuar, pas një kohe shumë të shkurtër janë duke kërkuar një investitor serioz i cili do ta blente klubin. Abdullah Al-Thani, ishte ambicioz me projektin e tij sepse mendoj që me disa blerje si Cazorla, Van Nistelrooy, Toulalan dhe Buonanotte, ti bëjë ballë Barcelonës dhe Real Madridit, por duket se projekti i tij ishte i dështuar dhe tash e shet skuadrën për 100 milionë euro.
Sipas mediave spanjolle blerësi më serioz është Taçi Oil, me presidentin Rezart Taçi, i cili është njëri ndër sponsorët kryesor te skuadra e Milanos të cilën disa vite më parë kishte synim t’ia blente gati gjysmën e aksioneve ngase është shok shumë i mirë i familjes Berlusconi dhe vetëm disa muaj më vonë ishte edhe pranë blerjes së skuadrës Bologna.
Pritet se çfarë do të ndodh me Malagan, por siç po shkojnë punët, biznesmeni i njohur shqiptar do të bëhet së shpejti pronar i një skuadre relativisht të njohur spanjolle dhe evropiane.
(ar.ku/BalkanWeb)