E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta dhe Miri flasin për lidhjen

05/03/10 03:30

Jetmiri dhe Rezarta diskutojnë për lidhjen e tyre. Ajo thotë se ka vënë re disa ndryshime tek sjellja e saj, kjo si pasojë e ndodhive të ndryshme. Miri i thotë se nëse ajo vazhdon kështu, atëherë mund të ftohet marrëdhënia midis tyre, madje thotë se e ka vënë re një ftohje tek vetja. Rezi ia kthen se e kupton këtë gjë, por uron që ai të mos ndryshojë ndaj saj vetëm nga gabimet që bën apo nga ndikimi i të tjerëve. Ajo i kërkon Mirit që ti spjegojë se ku ka gabuar ajo që ai po ftohet. Miri i thotë se nuk po ndjen atë ngrohtësinë e fillimit, por kjo nuk do të thotë se nuk e do më, ndërsa Rezi mendon se ai nuk i jep që ajo ti rrijë afër, madje më shumë afron të tjerët se sa atë. Ata diskutojnë edhe për grindjen që patën gjatë mbrëmjes dhe të dy shprehen se u mërzitën nga njeri-tjetri dhe Miri mendon se kështu po shkatërrohen. Miri justifikohet se po ndjehet nën tension gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo ka shkaktuar një ndryshim në raportin e tyre. Nuk arrij që ti jap disa përgjigje vetes apo ty të të jap vëmendjen që meriton- shprehet ai dhe thotë se shpesh nuk sillet si duhet, madje bën gjëra që nuk duhet ti bëjë, prej stresit. Rezarta e pyet se si duhet të sillet ajo me të, ndoshta të largohet, por ai i thotë se vetëm nuk duhet ta sforcojë e ti japë kohë derisa ai ta kalojë këtë gjendje. Nuk është e drejtë që ti të stresohesh për mua- i thotë ai dhe shprehet se ajo ka ardhur për lojën e saj aty. Rezi ia kthen se ajo që ndjen për të, është më e madhe se loja. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›