Rama hap fushatën për zgjedhjet vendore, premton transport publik me kushte evropiane
Sot, kryebashkiaku Rama kujtohet se ky shërbim duhet përmirësuar. Sot, që po afrojnë zgjedhjet për pushtetin lokal, Rama kujtohet se kryeqyteti paska probleme dhe paska nevojë për investime. Sot Rama kujtohet se i duhen votat për një tjetër mandat si kryebashkiak. Ndaj dhe pak ditë më parë ai kërkoi rihapi sërish cështjen e rikonstruksionit të sheshit Skënderbej. Ndaj sot ai u kërkon shoqatës së transporteve, investime në linjat ndërqytetase, të cilat janë në kushte katastrofike. Bashkia e Tiranës organizoi dje një takim me Shoqatën e Transportit Qytetas dhe operatorët e shërbimit për të diskutuar në lidhje me problemet kryesore sot, mbi Planin të ri të Masave për Transportin Urban (2010-2015) në Tiranë, si dhe për të marrë angazhimin e operatorëve mbi zbatimin e këtij projekti. Në këtë takim, Rama pohoi se sipas Transparenca për Bashkinë e Tiranës, që u zhvillua në vitin 2009, për të disatin vit, qytetarët e Tiranës kanë përcaktuar prioritetet kryesore të politikave dhe projekteve të Bashkisë. Në këtë konktekst, transporti publik është konsideruar për herë të parë këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, prioriteti kryesor dhe më i votuari nga qytetarët e Tiranës, sigurisht krahas infrastrukturës publike dhe gjelbërimit. Që do të thotë se ka rezultuar problemi thelbësor i qytetarëve për vitin 2009, dhe jo vetëm. Rama i ka kërkuar shoqatës së transporteve një rinovim të Parkut të Mjeteve, ku të vihen në shërbim të qytetarëve mjete të reja për çdo linjë. Gjithashtu, ai ka kërkuar riorganizimin dhe sistemin e informimit dhe raportit me përdoruesit, si dhe vendosjen e sistemit të biletave elektronike.
Last Updated on E Enjte, 04 Mars 2010 23:22