E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarit të komunës si jepet çertifikatë

Pojan, 5 mars, NOA Një këshilltari komune nuk i është lëshuar çertifikatë personale nga kryetari i saj për shkak se nuk kishte paguar taksat vendore. Kjo është bërë shkas që ai të lëshojë një sërë fyerjesh ndaj kryekomunarit dhe për këtë, ky i fundit e ka denoncuar atë në polici. Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policisë së Fierit, sipas të cilave, ajo ka ndodhur në fshatin Pojan.

Ndaj këshilltarit në fjalë, i cili mban inicialet K.V ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të Fyerjes për shkak të detyrës, parashikuar nga neni 239 i Kodit Penal.

Ndërsa kryekomunari mban inicialet V.C. dhe materialet tashmë i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›