Rezistenca ndaj antibiotikëve, mjekët: Pas pandemisë dëmi është edhe më i madh

Disa javë pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi tolerancë zero ndaj atyre farmacistëve që japin antibiotikët pa recetë, mjekët e familjes sqarojnë se pas pandemisë kjo situatë është rënduar edhe më shumë. Ata njohin se dëmi ka ardhur si nga pacientët që janë vetë-mjekuar ashtu edhe nga mjekët.
Dr.Violeta Kacorri vëren se më e dukshme anbiotiko-trezistenca është te infeksionet urinare, ku antibiograma del gati rezistente ndaj të gjitha antibiotikëve.
Lëshimi i antibiotikëve pa recetë është një fenomen i përditshëm në farmacitë tona. Agjencia Kombëtare e Barnave pritet të dalë më një raportim të detajuar nga kontrollet që po ushtron në tregun farmaceutik , në lidhje me shitjen e tyre pa recetë.
Sipas OBSH, një numër në rritje i infeksioneve si pneumonia, tuberkulozi, gonorrea dhe salmoneloza po bëhen më të vështira për t’u trajtuar pasi antibiotikët e përdorur për t’i trajtuar rezultojnë sot më pak efektive.
/rtsh/