E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezistence paqesore - Pervoja e levizjes serbe Otpor mesim per revolucionin egjiptian

Pervojat dhe mesimet e levizjes rinore serbe Otpor Rezistenca e cila rrezoi me veprimet e saj jo te dhunshme regjimin e Sllobodan Millosheviqit ne vitin 2000 ne Serbi kane ndikuar ne shume revolucione te mevonshme. Keshtu ne te ashtuquajturin revolucion roze ne Gjeorgji 2003 dhe revolucionin e portokallte ne Ukraine 2004. Por jo vetem ne Evropen Lindore idete dhe strategjite e Otporit gjeten toke pjellore edhe ne permbysjen e Mubarakut ne Egjipt ndikimi i Otpor qe efektiv.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rreth 1 milione vete proestuan ne shehshin Tahrir kunder Mubarakut gjate janarit

Le te kujtojme qe levizja opozitare egjiptiane i dha fund sundimit te presidentit Mubarak me nje strategji te mobilizimit masiv dhe rezistences efektive por jo te dhunshme. Frymezim dhe keshilla revolucionaret egjiptiane nuk mblodhen vetem tek fqinjet tuniziane por edhe te levizja rinore serbe Otpor Rezistenca.

Revolucion per fillestaret

Otpor pati nje rol te rendesishem ne permbysjen e regjimit te Sllobodan Milloshevicit ne vitin 2000. Nderkohe Otpori i percjell pervojat e tij ne kuader te nje organizate jo-qeveritare me emrin Qendra per aksione jo te dhunshme. Edhe me filmin dokumentar Permbysja e diktatorit per revolucionin serb dhe me librin Lufte pa dhune ne 50 pika Otpori ka perhapur idete e tij rreth botes. Libri me emrin Revolucion per fillestaret eshte perkthyer ne vitin 2009 ne gjuhen arabe dhe farsi dhe eshte shkarkuar dhjetera mijera here nga interneti.

Opozitare egjiptiane te Levizjes te 6 prillit - te quajtur sipas greves te punetoreve te shtypur me dhune ne vitin 2008 - u takuan me aktivistet e Otporit ne Beograd ku moren keshilla te rendesishme te cilat i vune ne jete me 28 janar gjate pushtimit paqesor te sheshit Tahrir kunder operacionit masiv policor.

Otpor - shembull ne bote

Srdja Popovic drejtues i Qendres per aksione jo te dhunshme dhe ish- anetar i Otporit shpjegon se cfare i ka bere me se shumti pershtypje nga aksionet e revolucionareve ne Egjipt. Me injorimin e disiplinuar te dhunes demonstruesit egjiptiane arriten qe te shuhej perpjekja e regjimit per te pershkallezuar situaten. Policia nuk arriti qe ti shtype demonstratat me force.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtria dhe protuestueit me qirinj ne shehsin Tahrir. Demonstruesit diten te ndertonin nje marredhenie me ushtaraket

Pas kesaj edhe perpjekja e policise per te shkaktuar kaos ne rruge gjate terheqjes te tyre nuk pati sukses. Sepse protestuesit kane reaguar me shume zgjuarsi. Edhe marredheniet qe demonstruesit ndertuan me ushtaraket si shtylla kryesore e regjimit kane kontribuar shume per doreheqjen e Mubarakut. Levizja egjiptiane e protestes ka treguar ne menyre frymezuese se ne keto vende arabe ka nje potencial te madh rezistence qe mund te kthehet ne nje levizje pan-arabe.

Edhe Srdjan Milivojevic si shume nga shoket e tij te Otporit ka hyre ne politike pas ndryshimeve demokratike ne Serbi. Sot ai eshte anetar i Partise Demokratike ne pushtet. Fakti qe Otpor ka bere pershtypje dhe ka ndikuar te shume njerez ne bote ate nuk e cudit. Une jam absolutisht i bindur se ideja konstante e Otporit domethene e nje lufte jo te dhunshme kunder diktatures e nje lufte jo te dhunshme per ndryshim ne nje regjim jo-demokratik terheq te gjithe njerezit ne mbare boten te cilet e deshirojne lirine.

Autor Ivica Petrovic/Angjelina Verbica

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›