E Diel, 1 Nëntor 2026

Me se shumti protestojne shiitet - Protestat ne Bahrein mbartin edhe dimensionin fetar

Qe nga fillimi i kesaj jave ne shtetin e vogel te Gjirit persik Bahrein po protestojne me mijera njerez kunder politikes se qeverise. Vetem te merkuren 16.2. ne kryeqytetin Manama ne varrimin e nje protestuesi te vrare moren pjese rreth 2000 qytetare. Te pakten tre njerez humben jeten si pasoje e perleshjeve. Demonstruesit kerkojne reforma politike dhe doreheqjen e qeverise disa prej tyre kerkuan nderkohe edhe permbysjen e regjimit. Te inspiruar nga ngjarjet ne Egjipt qindra prej tyre ishin vendosur ne cadrat e ngritura ne Sheshin e Perlave ne Manama. Ata u shperndane te enjten 17.2. ne mengjes me dhune nga forcat e policise.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pati te plagosur nga protestat te enjten

Bahrein - mes Iranit shiit dhe shteteve arabe sunite

Shteti i vogel ishull para brigjeve re Arabise Saudite eshte nje rast i vecante ne rajon ne aspektin kulturor fetar dhe politik ai ndodhet si nen ndikimin e Iranit shiit ashtu dhe te shteteve arabe ne rajon me shumice sunite. Kjo tradicionalisht ka shkaktuar trazira te brendshme ne vend. Edhe pse shiitet perbejne diku rreth 70 per qind te popullates ne Bahrein ata qe nga viti 1971 qeverisen nga nje familje sunite nen Mbretin Sheik Hamad Bin Isa Al Kalifa. Jane pikerisht kundertheniet fetare ato qe kane shkaktuar protestat mendon analisti politik dhe eksperti i sigurise nga Qendra per Hulumtime ne Gjirin Persik ne Dubai Mustafa Alani. Shoqeria e Bahreinit ne aspektin fetar eshte e ndare ne shiite dhe sunite. Shumica e protestave organizohen nga shiitet. Dhe une besoj qe qeveria e Bahreinit do te arrije ti fuse nen kontroll keto protesta per shkak se ato mbeshteten edhe nga gjysma e popullates sunite.

Eksperte te tjere jane te mendimit se trazirat ne Bahrein nuk kane motive fetare dhe nuk jane nje levizje protestuese e dirigjuar nga Irani sic paraqiten shpesh nga nje pjese e udheheqjes sunite dhe disa medie arabe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protestat

Ekspertet Protestat pasoje e diskriminimit te shiiteve

Studiuesja gjermane Isame Sabine Damir-Geilsdorf i ka kaluar tre javet e fundit ne Behrain dhe terheq vemendjen se protestat ne kete vend nuk ndikohen drejtperdrejt nga ngjarjet ne Tunizi dhe Egjipt. Ato ndodhin po ashtu ne dhjetevjetoin e nje premtimi te papermbushur te pushtetit per organizimin e nje referendumi per reformat demokratike ne vend. Sipas Sabine Damir-Geilsdorf frustrimi nga korrupsioni dhe mungesa e perspektives ekonomike jane shkaqet kryesore te vales se protestave. Nga to kryesisht jane te prekur shumica shiite. Diskriminimi i shumices shiite e cila qeveriset nga nje familje sundimtare sunite eshte i gjithepranishem shiitet diskrimonohen. Ata kane pak pune dhe mundesi karriere ata nuk kane pozita ne polici apo ushtri. Fshatrat shiite kane infrastrukture me te keqe se lagjet e banuara me sunite. Kjo eshte e gjithepranishme ne Bahrein.

Autor Loay Mudhoon/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›