E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryefjalë infrastruktura - politika të veçanta për zhvillimin ekonomik

24-12-2012 / Gazeta 55

Këshilli Bashkiak miraton sot buxhetin e Tiranës për vitin 2013

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë në mbledhjen e ditës së sotme, projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Kryefjala e buxhetit mbetet infrastruktura, ndërtimi i rrugëve të reja, shkollave, sistemim i parkimit, vendgrumbullim mbeturinash, pemë dekorative, sipërfaqe të gjelbëruara, terrene sportive etj. Sikurse një pjesë e buxhetit do vihet në shërbim të nxitjes së biznesit, përmes një granti të veçantë.
Projektbuxheti ka në mënyrë të detajuar çfarë rrugësh dhe objektesh sociale do të financohen nga ky projektbuxhet.
Për vitin 2013, shuma që do të investohet për qytetin e Tiranës është 80 milionë dollarë, 10 milionë më shumë se sa shuma e parashikuar në këtë vit që po përfundon. Krahas investimeve në infrastrukturë, projektbuxheti parashikon politika të veçanta për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e biznesit e rritjen e punësimit.
Në këtë buxhet do të përfshihet për herë të parë një grant i veçantë për të mbështetur hapjen e bizneseve të reja nga të rinjtë nën 35 vjeç.
Përmes investimeve në buxhetin e vitit 2013, Bashkia Tiranë fshin tërësisht mungesën e ngrohjes adekuate për fëmijët, të rinjtë dhe vogëlushët në kopshte, çerdhe dhe shkolla, me përjashtim të 8 për qind të objekteve shkollore, të cilat janë trashëgimi e hidhur prej 20 apo 50 vitesh.
Veçanërisht për çerdhet, buxheti përmbyll në masën 100 për qind sistemin e ngrohjes, e cila bëhet me një sistem që do u kushtojë qytetarëve të Tiranës 1/3 e asaj çka i ka kushtuar deri tani, ngrohje e cila do të bëhet jo me karburant, por me peleta që është miqësore ndaj ambientit dhe që arrin një ngrohje kalorike, me të njëjtën fuqi nxehjeje dhe me një të tretën e çmimit që bëhet deri më sot.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›