E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta çame/Dule: Rrugaçëri. Idrizi: Mbaje gojën, ose ta ndryshoj gjuhën

Nga Renato Dauti

dule-idrizi-tahiriDiskutimi i Projektrezolutës çame në Komisionin e Jashtëm është shoqëruar me replika të ashpra ndërmjet kryetarit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe kryetarit të Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ky i fundit u largua nga mbledhja duke e quajtur mbledhjen e djeshme si një ambient rrugaçërie. Nuk mund të jem pjesë e kësaj mbledhjeje të Komisionit të Politikës së Jashtme, që po kthehet në ambient rrugaçërie”, tha Dule duke u larguar nga salla. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Idrizit, i cili iu drejtua Dules duke i thënë me tone të ashpra mbaje gojën, ose ta ndryshoj gjuhën.
PD-PS
Relatori i Partisë Demokratike për këtë çështje, Fatbardh Kadilli ka kërkuar kohë për verifikimin e referencave ligjore greke dhe ndërkombëtare, mbi të cilat është hartuar projektrezoluta.  Këto vështirësi na kanë bërë që ne sot të mos jemi ende gati të kemi një relacion për t’ia paraqitur Komisionit. Nuk po flas për përmbajtjen, por flas për aspektin e referencave juridike, ku bazohet kërkesa për restaurimin e disa të drejtave themelore, që listohen në projektrezolute”, tha Kadilli. Ndërsa socialistët nëpërmjet relatorit, Qemal Minxhozi kërkuan rishikim të përmbajtjes së propozimeve të PDIU-së. Kjo përmbajtje që është paraqitur është e papranueshme, prandaj duhet një rishikim apo një ristrukturim i thellë për të dhe ne jemi të gatshëm për të kontribuar. Duhet pasur parasysh për t’u ruajtur ekuilibrat e interesit kombëtar me ato të fqinjësisë së mirë me Greqinë”, tha deputeti Minxhozi. Nga ana e tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se Komisioni të përqendrohet vetëm në disa pika të cilat sipas tij janë kyçe në këtë projektrezolutë. Në qoftë se na mbështesni, pjesa tjetër është e lehtë. Bëjini dy nene, mos e zgjatni më shumë. Të përqendrohemi në këto pika: 1. Të riaktivizohet Traktati i Miqësisë 2. Të çohen marrëdhëniet aty ku duhet 3. Kthimi i të drejtave i shqiptarëve të Çamërisë dhe 4. Të hiqet ligji i luftës”, tha Idrizi. Në përfundim Komisioni i Jashtëm vendosi që diskutimet e ardhshme për Rezolutën të zhvillohen ditën e martë.

Dule: Nuk do biem pre e provokimeve
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule komentoi nga qyteti i Korçës, vendimin e tij për largimin nga mbledhja e Komisionit të Jashtëm. Dule tha se PBDNJ nuk do të bjerë pre e provokimeve që duan të fusin politikën në rrugaçëri. Duke u ndalur tek koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit, Vangjel Dule deklaroi se ka oferta nga Partia Demokratike por dhe ajo Socialiste, të cilat po shqyrtohen për të parë se ku merr më shumë hapësirë PBDNJ si parti politike. Kemi ftesa për aleancë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Aktualisht jemi duke shqyrtuar këto ftesa dhe do shikojmë se kush na jep më shumë hapësirë si parti politike, tha Vangjel Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›